Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tottenhami dhe Conte po punojnë për një marrëveshje kompensimi, trajneri italian do të largohet nga klubi
    Ballina-2

    Tottenhami dhe Conte po punojnë për një marrëveshje kompensimi, trajneri italian do të largohet nga klubi

    21/03/2023 21:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Largimi i Antonio Contes nga Tottenham duket se është çështje kohe, pasi sipas The Times, Spurs po punojnë për një marrëveshje kompensimi për trajnerin italian.

    The Telegraph raportoi të hënën mbrëma se Tottenham pritej të ndahej me Conte deri në fund të javës pas konferencës shpërthyese të trajnerit të shtunën, pas barazimit 3-3 kundër Southampton.

    Mediat e shumta shkruajnë se do të ketë një vendim për Conten së shpejti, që do të thotë se ai nuk do të jetë në krye të Tottenham pas ndeshjeve të kombëtareve.

    Spurs po punojnë për një kompensim për ish-mesfushorin italian dhe stafin e tij stërvitor, të cilët nënshkruan një marrëveshje 18-mujore në Londrën Veriore në nëntor 2021.

    Conte tani është kthyer në Itali nga ku do të pres vendimin.

    Ryan Mason është në linjë për të zëvendësuar Conten si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit, por Spurs tashmë po punojnë për pasardhësin afatgjatë.

    Emrat në listë janë Mauricio Pochettino, Ange Postecoglou (Celtic), Roberto De Zerbi (Brighton & Hove Albion), Thomas Frank (Brentford) dhe Oliver Glasner (Eintracht Frankfurt). thuhet se janë ndër objektivat e tyre për 2023-24.

    TË LIDHURA

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.