Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tottenhami ndalet me barazim, fitojnë Roma e Lazio
    Ballina-1

    Tottenhami ndalet me barazim, fitojnë Roma e Lazio

    13/12/2024 00:18
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tottenham Hotspour u ndal me barazim nga Rangers, ndërsa fitore bindëse kanë shënuar Roma e Lazio, me këta të fundit që marrin vendin e parë në Ligë të Evropës pas gjashtë xhirove të para.

    Skuadra londineze, Tottenham, e pa veten në disavantazh ndaj Rangers, por që deri në fund arriti të paktën një barazim.

    Igamane shënoi për vendasit në minutën e 47-të për 1:0, pas një pjese të parë pa gola.

    Golin e barazimit e shënoi Dejan Kulusevski në minutën e 75-të.

    Tottenahm me barazimin 1:1 renditet në vendin e nëntë, pasi ka 11 pikë në gjashtë xhirot e para.

    Në anën tjetër, skuadrat nga kryeqyteti italian, Roma e Lazio, kanë shënuar fitore bindëse, madje këta të fundit kanë rrëmbyer vendin e parë.

    Roma fitoi 3:0, ku Pellegrini, Abdulhamid dhe Hermoso, ishin realizuesit e golave ndaj Bragës.

    Roma me këtë fitore i jep shpresë vetes për kualifikim direkt në 1/8 e finales, pasi pas gjashtë xhirove gjendet në vendin e 14-të me nëntë pikë, dy më pak se vendi i tetë, që mbahet nga Rangers.

    Lazio në anën tjetër e ka mposhtur Ajaxin në Holandë.

    Tchaouna e kaloi skuadrën italiane në epërsi vetëm 12 minuta pasi filloi takimi dhe ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë.

    Ajax barazoi shifrat me të nisur pjesa e dytë, me golin e Traores.

    Dele-Bashiru e riktheu epërsinë e Lazios në minutën e 52-të, ndërsa për rezultatin përfundimtar 3:1 realizoi Pedro në minutën e 77-të.

    Lazio me fitoren 3:1, renditet në vendin e parë në Ligën e Konferencës pas gjashtë xhirove të para, e ndjekur nga Athletic Bilbao, që ka rekord të njëjtë.

    TË LIDHURA

    Media serbe: Vendim shokues i Federatës serbe, Shqipëria nuk vjen në Beograd?!

    11/09/2025 15:32

    Latifi përveç pikëve, liston përfitimin e madh që bëri Kosova në duel me Suedinë: Fituam shumë promovim për Kosovën

    11/09/2025 14:55

    Agim Ademi, njeriu që po ngrit Kombëtaren e Kosovës në nivelin e lartë evropian

    11/09/2025 14:16

    Lajm i mirë për tifozët e Chelseat, Cole Palmer rikthehet në stërvitje

    11/09/2025 10:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.