Futboll ndërkombëtar

Totti dhe Noemi Bocchi së bashku në shtëpinë e re në veri të Romës, fotot e para

Totti dhe Noemi Bocchi së bashku në shtëpinë e re në veri të Romës, fotot e para

Katër muaj pas ndarjes nga Ilrary Blasi, Francesco Totti duket gati për të nisur një kapitull të ri të jetës së tij me Noemi Bocchi. Papararacët e revistës “Chi”, e kapën çiftin në veri të Romës, në shoqërinë e vajzës së vogël të Tottit, Isabelën, dhe fëmijën e Noemi Bocchit. Noemi Bocchi është gruaja e

Besnik Batusha

Katër muaj pas ndarjes nga Ilrary Blasi, Francesco Totti duket gati për të nisur një kapitull të ri të jetës së tij me Noemi Bocchi.

Papararacët e revistës “Chi”, e kapën çiftin në veri të Romës, në shoqërinë e vajzës së vogël të Tottit, Isabelën, dhe fëmijën e Noemi Bocchit.

Noemi Bocchi është gruaja e parë që shihet pranë gladiatorit romak pas Ilary Blasi me të cilën ndau 20 vjet dashuri.Çifti janë në kërkim të një shtëpie të re. E përjavshmja “Chi” ka publikuar foto të tyre duke vizituar apartamente të ndryshme në Romë.

Noemi Bocchi prej kohësh është ndarë nga bashkëshorti i saj, me të cilin kishte dy fëmijë. Por situata e Francesco Tottit është më e ndërlikuar. Beteja ligjore me Ilary Blasi sapo ka filluar. Ndarja mes tyre premton të jetë e gjatë dhe shumë e ndërlikuar në tre pika kyçe: Pagesa e mirëmbajtjes për fëmijët, administrimi i vilës familjare në Eur dhe menaxhimi i fëmijëve.

Noemi BocchiTotti

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions