Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tovërlani publikon listën e Kosovës U21 për ndeshjen me Bullgarinë
    Ballina-1

    Tovërlani publikon listën e Kosovës U21 për ndeshjen me Bullgarinë

    07/10/2023 15:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës U21 në futboll do të zhvillojë një ndeshje në muajin tetor.

    E për duelin me Bullgarinë, trajneri i Dardanëve të rinj, Afrim Tovërlani ka publikuar listën me futbollistët e ftuar.

    Tovërlani ka ftuar 24 futbollistë për këtë grumbullim, derisa mungon Drilon Hazrollaj që është raportuar se ka refuzuar ftesën e Dardanëve.

    Vetëm pesë futbollistë janë ftuar nga kampionati vendor, portierët Altin Gjokaj (Drenica) dhe Eroni Isufi (Drita).

    Ndërkohë emrat tjerë që janë ftuar janë edhe Etnik Brruti (Malisheva), Oltion Bilalli (Gjilani) dhe Ardit Tahiri (Drita).

    Kosova ndodhet në Grupin D së bashku me Gjermaninë, Poloninë, Bullgarinë, Estoninë dhe Izraelin.

    Në tre ndeshje të zhvilluara, Dardanët kanë shënuar vetëm një fitore dhe kanë pësuar dy disfata duke qëndruar në pozitën e katërt në grup.

    TË LIDHURA

    Villa mposht Manchester Unitedin, Rogers vendimtar

    21/12/2025 21:20

    Rrahmani, fitues i çmimit “Fadil Vokrri”

    21/12/2025 21:15

    Arb Manaj, futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë

    21/12/2025 21:13

    Drita, klubi më i mirë i vitit

    21/12/2025 20:30
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.