Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tovërlani shpall listën e Kosovës U21
    Ballina-1

    Tovërlani shpall listën e Kosovës U21

    18/03/2023 18:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës U21 këtë muaj do ta shfrytëzojë për t’i zhvilluar dy ndeshje miqësore, në mënyrë që të përgatitet sa më mirë për ndeshjet kualifikuese për Evropianin ‘Sllovakia 2025”.

    Në fakt, Dardanët U21, të hënën, do të udhëtojnë në Antalya, atje ku do të zhvillojnë kampin e radhës përgatitor dhe ku do t’i luajnë dy miqësore: fillimisht kundër Moldavisë U21, më 24 mars në Antalya dhe më pas kundër Turqisë U21, më 27 mars në Alanya. Përzgjedhësi Afrim Tovërlani për këto dy miqësore ka ftuar 23 futbollistë.

    Pjesë e listës ishin edhe futbollisti i FC Freiburg, Andi Hoti dhe futbollisti i Malishevës, Drilon Hazrollaj, por ata kësja radhe nuk do të mund të jenë në dispozicion për shkak të lëndimeve. Kombëtarja e Kosovës U21 është e përfshirë në Grupin D për kualifikimet e Evropianit 2025, ku bëjnë pjesë edhe Gjermania, Polonia, Izraeli, Bullgaria dhe Estonia. Ciklin kualifikues Dardanët U21 e fillojnë në më 20 qershor në shtëpi ku do të përballen me Estoninë. /GazetaSport.info

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.