Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tragjedi e re në Turqi: Një tjetër futbollist dhe dy trajnerë gjenden të vdekur nën rrënoja
    Ballina-2

    Tragjedi e re në Turqi: Një tjetër futbollist dhe dy trajnerë gjenden të vdekur nën rrënoja

    08/02/2023 18:12
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tërmetet shkatërruese që morën jetën një numri të madh njerëzish në Turqi dhe Siri kanë goditur rëndë edhe sportin, pasi kanë mbetur të vdekur sportistë të njohur, ndërsa disa prej tyre janë ende në kërkim.

    E gjithë Turqia u trondit nga rasti i portierit të Malatyas, Ahmet Eyup Turkaslan, trupi i të cilit u gjet në rrënoja të martën.

    Por, për fat të keq, ky nuk është rasti i vetëm, njoftojnë mediat turke.

    Federata e Futbollit të Turqisë njoftoi se është konfirmuar vdekja e një tjetër futbollisti dhe dy trajnerëve.

    Ka vdekur Hakan Dogan, futbollist i Kahramanmaras Istiklalspor dhe Ibrahim Halil Olmez, trajner fitnesi i Iskenderunspor, si dhe Mustafa Abak, trajner i kategorive juniore të Şanlıurfa, si dhe gruaja e tij Hatzer Abak, trupat e pajetë të së cilës u gjetën në rrënoja humbën edhe jetën.

    Sipas informacioneve të fundit, të paktën 11,200 njerëz kanë vdekur në Turqi dhe Siri ndërsa shifrat, për fat të keq, janë vazhdimisht në rritje.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.