Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tragjeditë e fushës së blertë, ja rastet në të cilat vdekja e mundi futbollin
    Ballina-2

    Tragjeditë e fushës së blertë, ja rastet në të cilat vdekja e mundi futbollin

    28/08/2024 12:21
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mbrojtësi i Nacional, Juan Izquierdo, i cili u rrëzua në fushë, pasi pati rrahje të çrregullta të zemrës javën e kaluar, ka vdekur, tha të martën klubi i tij uruguajan. 27-vjeçari i ishte nënshtruar trajtimit mjekësor që nga kolapsi gjatë ndeshjes së Nacional kundër Sao Paulo më 22 gusht, për llogari të “në Copa Libertadores”.
    Izquierdo ra në tokë pa ndjenja në minutën e 84-të, pa pasur kontakt me ndonjë lojtar tjetër. Ai u nxor nga fusha me ambulancë përpara se të trajtohej në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit “Albert Einstein”. Spitali tha në një deklaratë se Izquierdo kishte humbur jetën si pasojë e “vdekjes së trurit pas një arresti kardio-pulmonar të shoqëruar me aritmi kardiake”.
    Agjencia EFE ka përpiluar drama të tjera të ngjashme me atë të Juan Izquierdo në fushat e futbollit, ku përfshihet edhe arresti kardiak i ish-kapitenit të Egnatias, Raphael Dwamena, i cili humbi jetën rrugës për në spital.


    Moustapha Sylla më 2023
    Lojtari nga Bregu i Fildishtë, Moustapha Sylla vdiq më 5 mars 2023 në mes të një ndeshjeje, kur ekipi i tij, Racing Club de Abidjan u përball me Sol FC në Ligën e Bregut të Fildishtë, në stadiumin “Robert-Champroux”. Anësori, vetëm 21 vjeç, ishte në krahun e majtë kur u rrëzua në fushën e lojës. Sylla humbi jetën për shkak të atakut kardiak.

    Raphael Dwamena më 2023
    Raphael Dwamena, lojtar i kombëtares së Ganës, vdiq më 11 nëntor 2023, në moshën 28-vjeçare, pasi u rrëzua gjatë një ndeshjeje me ekipin e tij, Egnatia, në Superligën Shqiptare, duke luajtur kundër Partizanit. Ish-lojtari i Levante dhe Zaragoza në Spanjë vdiq në spital, pas tentativës për reanimim në stadium. Ai kishte një histori problematike kardiake. Dwamena, gjithashtu i kishte rënë të fikët në tetor 2021 gjatë një ndeshjeje të Kupës së Austrisë, por u shërua dhe iu kthye futbollit.

    Patrick Ekeng më 2016
    Kamerunasi Patrick Ekeng, 26 vjeç, vdiq në minutën e 70-të të ndeshjes ndërmjet Dinamo Bukureshtit dhe Viitorul, në ligën rumune, më 6 maj 2016, shtatë minuta pasi kishte zëvendësuar Eric Bicfalvi. Ekeng u rrëzua në rrethin qendror të fushës së stadiumit “Stefan cel Mare”, ku e mori një ambulancë dhe e dërgoi në një spital të Bukureshtit, por nuk mundi t’i shpëtonte arrestit kardiak.

    Cristian Gomez më 2015
    Argjentinasi Cristian Gómez, 27 vjeç, vdiq disa minuta pasi pësoi një kolaps shëndetësor, gjatë ndeshjes që Atlético Paraná luajti më 24 maj 2015 kundër Boca Unidos de Corrientes. Gómez u rrëzua në fushë gjysmë ore pas nisjes së lojës.

    Carlos Barra më 2014
    Kiliani Carlos Barra, 23 vjeç, pjesë e Deportes Maipo Quilicura, vdiq nga arresti kardiak më 3 shtator 2014 në një miqësore kundër Palestinës. Pavarësisht tentativave për reanimim të ekipit mjekësor, ai ndërroi jetë në fushën e lojës së stadiumit komunal “La Cisterna”, në Santiago. Barra u rrëzua në fushë dhe humbi jetën 20 minuta pas nisjes së pjesës së parë.

    Hector Sanabria më 2013
    Argjentinasi Héctor Sanabria, 27 vjeç, vdiq më 27 gusht 2013 nga arresti kardiak në fushën e lojës, gjatë ndeshjes që skuadra e tij, Deportivo Laferrere, po luante kundër General Lamadrid. Sulmuesit i ra të fikët pas 29 minutash lojë dhe u dërgua me ambulancë në një klinikë pranë stadiumit, por nuk ia doli dot.

    Yair Clavijo më 2013
    Vetëm 18 vjeç, peruani Yair Clavijo, pjesë e Sporting Cristal, humbi jetën më 21 korrik 2013 në një ndeshje kundër Real Garcilaso. Clavijo pësoi arrest kardio-respirator dhe vdiq pesë minuta para përfundimit të ndeshjes. Shkaku i saktë i vdekjes së tij ishte edema cerebrale dhe sëmundja hipertrofike e zemrës.

    Piermario Morosini më 2012
    Lojtari i Livornos, Piermario Morosini, 25 vjeç, vdiq më 14 prill 2012 në spitalin civil “Santo Spirito” të Pescara, pasi u rrëzua për shkak të një ataku kardiak në një ndeshje mes ekipit të tij dhe Pescara.

    Victor Hugo Ávalos më 2009
    Paraguajani Víctor Hugo Ávalos vdiq më 2 prill 2009 teksa festonte golin që kishte shënuar në një ndeshje. Ai ishte 37 vjeç dhe kishte qenë ish-mesfushor për ekipet në Argjentinë, Kili e Kolumbi.

    Phil O’Donnell më 2007
    Kapiteni skocez i Motherwell, Phil O’Donnell, 35 vjeç, pësoi një atak në zemër më 29 dhjetor 2007, kur ishte gati të zëvendësohej gjatë ndeshjes së ekipit të tij kundër Dundee United. Ai ndërroi jetë në ambulancë, rrugës për në spital.

    Antonio Puerta më 2007
    Spanjolli Antonio Puerta, 22 vjeç, ndërroi jetë më 28 gusht 2007, dy ditë pasi i ra të fikët në fushën e lojës në minutën e 28-të të ndeshjes mes Sevilla dhe Getafe. Puerta u largua vetë nga fusha, por në dhomat e zhveshjes i ra të fikët edhe pesë herë të tjera. Ai u ringjall dhe u transferua në Spitalin Universitar të Seville, ku qëndroi në ventilim mekanik. Vdekja e tij u shkaktua nga encefalopatia postanoksike e shoqëruar nga dështimi i shumëfishtë i organeve.

    ‘Serginho’ më 2004
    Vdekja e papritur i ndodhi mbrojtësit Paulo Sergio de Oliveira Silva, ‘Serginho’, pjesë e Sao Caetano, më 27 tetor 2004, gjatë një ndeshjeje kundër Sao Paulos për kampionatin brazilian. Mjekët e të dy klubeve u përpoqën ta ringjallnin në fushë, por më kot. Serginho, 30 vjeç, u rrëzua 59 minuta pas fillimit të lojës në fushë.

    Miklos Fehér më 2004
    Lojtari hungarez i Benfica, Miklos Fehér, 24 vjeç, vdiq më 25 janar 2004 në një spital të Guimaraes nga kardiomiopatia hipertrofike, pasi u rrëzua në fushë gjatë një ndeshjeje kundër Vitória. Fehér hyri si zëvendësues. Ai u paralajmërua nga kryesori dhe pasi mori kartonin e verdhë u përkul e u rrëzua në shpinë, pa ndjenja.

    Marc-Vivien Foé më 2003
    Më 26 qershor 2003, në gjysmëfinalen e Kupës së Konfederatave midis skuadrave të Kamerunit dhe Kolumbisë, mesfushori Marc-Vivien Foé u rrëzua në fushë në minutën e 75-të të ndeshjes. 28-vjeçari nga Kameruni pësoi arrest kardiak, duke humbur jetën menjëherë.

    Catalín Hildan në 2000
    Kapiteni i Dinamos së Bukureshtit, Catalín Hildan, 24 vjeç, pësoi një goditje në tru më 5 tetor 2000, në një miqësore kundër Oltenitës. Ai u rrëzua në fushë pas 74 minutash lojë dhe vdiq në spital nga një atak në zemër. Sulmuesi, dy ditë para vdekjes i ishte nënshtruar një kontrolli mjekësor, në të cilin nuk u konstatua asnjë anomali.

    TË LIDHURA

    Krasniqi mund të ndërrojë skuadër

    22/12/2025 18:52

    Zhegrova mund të jetë startues ndaj Pisas

    22/12/2025 17:55

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.