Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tragjike, ndërron jetë në moshën 34-vjeçare futbollisti anglez
    Ballina-2

    Tragjike, ndërron jetë në moshën 34-vjeçare futbollisti anglez

    22/02/2024 12:56
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

     Futbollisti anglez Charlie Stratton ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare dhe ende nuk dihet shkaku i vdekjes.

    Ish-sulmuesi ka luajtur në një sërë klubesh në ligat e ulëta angleze. Klubi më i famshëm për të ishte AFC Wimbledon, ai gjithashtu luajti për Maidenhead, Aldershot, Braintree Town, Hayes dhe Yedding United dhe Slough Town, transmeton Ballkani.info.

    “Ne jemi shumë të pikëlluar nga vdekja e ish-lojtarit tonë. I dërgojmë ngushëllimet tona më të sinqerta familjes dhe miqve të Charlie në këtë kohë të vështirë,” thanë ata nga Wimbledon.

    Futbollisti fatkeq e nisi karrierën e tij në Chalfont St. Peter, ku luajti për gjashtë vite dhe shënoi 81 gola në 125 ndeshje. Ai e mbylli karrierën në këtë klub në vitin 2017.

    “Fjalët nuk mund të përshkruajnë trishtimin e padurueshëm që ndjejmë pas vdekjes së Charlie. Një ‘dritë është fikur’ në klubin tonë dhe të gjithë ata që e njihnin Charlie,” tha Chalfont në një deklaratë. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17

    Drita ruan vendin e parë pas fitores ndaj Malishevës

    05/04/2026 17:15
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.