Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Trajneri i Clujit: Ballkani është surpriza e grupit, kanë shënuar gjashtë herë si mysafir
    Ballina-1

    Trajneri i Clujit: Ballkani është surpriza e grupit, kanë shënuar gjashtë herë si mysafir

    02/11/2022 17:39
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i CFR Cluj, Dan Petrescu ka vlerësuar maksimalisht kampionin e Kosovës, Ballkanin pak ditë para duelit në Ligën e Konferencës.

    Ai ua ka bërë të qartë futbollistëve të tij që të kenë kujdes të shtuar ndaj “portokallezinjve” për disa arsye.

    “Shansi ynë i vetëm është të fitojmë, por Ballkani është një skuadër që ka shënuar 6 gola jashtë, me Sivasspor dhe Slavia. Është e qartë se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë”, tha Dan Petrescu, trajneri i CFR Cluj për mediat rumune.

    “Ne nuk jemi një skuadër perfekte për të fituar ndeshje pas ndeshjeje, ndonjëherë humbasim. Në kampionat kemi ende kohë për t’u rikuperuar. Të enjten kemi mundësinë të shkojmë në pranverën evropiane. Do të ishte një sukses material dhe futbollistik. Ballkani është surpriza e këtij grupi”, ka deklaruar trajneri i ekipit rumun.

    CFR Cluj dhe Ballkani do të përballen të enjten me fillim nga ora 18:45 në Rumani, në kuadër të rrethit të fundit të Grupit G në Ligën e Konferencës.

    Ballkani është pa gjasa tanimë për kalim tutje, duke u pozicionuar me katër pikë në vendin e fundit. Cluj ka shtatë pikë në vendin e dytë, po aq sa Slavia Praha në pozitën e tretë.

    Grupit i prin Sivasspori me 10 pikë të grumbulluara.

    TË LIDHURA

    Renditja e FIFA-s: Kosova i vazhdon rekordet

    16/10/2025 13:54

    Infantino: Sot askush nuk dëshiron të luajë kundër Kosovës, frikësohen se humbin

    16/10/2025 13:33

    Infantino: Agim Ademin po bën shumë për futbollin, ai di të prekë ndjenjat e duhura, emocionet e duhura dhe shpirtin e shumë lojtarëve

    16/10/2025 13:32

    Kombëtarja shqiptare mbërrin në Nish, nesër ndeshet me Serbinë

    10/10/2025 14:15
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.