Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Trajneri i Galatasarayt e komenton transferimin e Rashicës në Besiktas
    Ballina-2

    Trajneri i Galatasarayt e komenton transferimin e Rashicës në Besiktas

    16/08/2023 15:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i Galatasarayt, Okan Buruk e donte me ngulm Milot Rashicën në ekipin e tij.

    Trajneri turk kishte mbetur i impresionuar me paraqitjet e yllit kosovar në Stamboll në edicionin e kaluar, kur ai ishte i huazuar nga Norwich City.

    Ndonëse dukej se vushtrriasi do të përfundonte prapë në klubin Kuq e Verdhë, gjërat ndryshuan sa hap e mbyll sytë, shkruan “Gazeta Express”.

    Ish-futbollisti i Vitesses dhe i Werder Bremenit përfundoi në Besiktas, i cili megjithatë nuk e ka zyrtarizuar ende transferimin e tij.

    E pas ndeshjes së mbrëmshme në Ligën e Kampionëve ndaj Olimpija Ljubljana, Buruk e ka komentuar transferimin e përfaqësuesit kosovar tek rivali lokal.

    “Unë pas lojës sapo e dëgjova lajmin për Rashicën. Ne i kemi disa opsione në krahun e djathtë, kemi shumë mundësi atje”, deklaroi Buruk.

    Rashica pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me ekipin Bardhezi, ndërsa do të paguhet 2 milionë euro në vit.

    Besiktasi thuhet se do t’i paguajë 5 milionë euro për kartonin e futbollistit ofanziv. 

    TË LIDHURA

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.