Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Trajneri i Gjilanit mungoi kundër Trepçës ’89 shkaku i helmimit, shtrihet në një spital në Shkup
    Ballina-2

    Trajneri i Gjilanit mungoi kundër Trepçës ’89 shkaku i helmimit, shtrihet në një spital në Shkup

    25/10/2022 14:26
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Përkundër shumë problemeve nga brenda që po përballet Gjilani muajve të fundit, për klubin nga Anamorava së fundmi është shfaqur edhe një problem i ri.

    Gjegjësisht, përkohësisht, Gjilani ka mbetur pa trajner për shkak të gjendjes shëndetësore të Zekirija Ramadanit.

    Ramadani mungoi në seancën e fundit stërvitore të Gjilanit në prag të ndeshjes së fundjavës ndaj Trepçës ’89 në “Riza Lushta”, ndeshje që u mbyll baras 1:1.

    Zyrtari i Gjilanit, Drilon Sylejmani ka zbuluar për FrontOnline arsyen e mungesës së Ramadanit, për të cilin thotë se është helmuar.

    Trajneri shkupjan ndodhet tash në një spital në Shkup, derisa është në gjendje stabile.

    “Trajneri Zekirija Ramadani ka munguar në seancën e fundit stërvitore para ndeshjes dhe në ditën e lojës me Trepçën ‘89 për shkak të një helmini”, tha Sylejmani duke vazhduar:

    “Ka qëndruar dy ditë në Gjilan, ndërsa më pas hospitalizimin e ka vazhduar në Shkup”.

    Tutje, ai tregon se për gjendjen e Ramadanit “nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”.

    “Ndodhemi në kontakt të vazhdueshëm me trajnerin dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë tani dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, deklaroi të martën për portalin Drilon Sylejmani.

    Ndryshe, pas 13 javësh në elitën e futbollit kosovar, Gjilani ndodhet në vendin e katërt në tabelë me 19 pikë të tubuara.

    TË LIDHURA

    Zyrtare: Carlo Ancelotti është trajner i ri i Brazilit

    12/05/2025 16:27

    Mediat zvicerane: Si u bë Xherdan Shaqiri “Mesia i Baselit” pas zhgënjimit në Evropian

    12/05/2025 13:14

    Shkëlqeu përballë Llapit, Mevlan Zeka shpallet ‘Ylli i Javës’

    12/05/2025 13:03

    Napoli gabon në shtëpi ndaj Genoas, mbetet lider – por nuk ka më vend për gabime  

    11/05/2025 22:58
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.