Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Trajneri i Hoffenheimit e çon në qiell Avdullahun: Është shumë i sigurt me top
    Ballina-1

    Trajneri i Hoffenheimit e çon në qiell Avdullahun: Është shumë i sigurt me top

    01/05/2026 18:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i Hoffenheimit, Christian Ilzer, ka shprehur kënaqësinë e tij pas vazhdimit të kontratës së mesfushorit Leon Avdullahu me klubin gjerman, duke e cilësuar atë si një futbollist me rëndësi të madhe për ekipin dhe me potencial të vazhdueshëm për rritje.

    Avdullahu e rinovoi marrëveshjen me Hoffenheimin të mërkurën, ndërsa Ilzer e komentoi vendimin të premten në konferencë për shtyp, duke vënë në pah rolin e lojtarit si organizator i lojës dhe sigurinë e tij me top.

    “Ai ishte shumë i rëndësishëm në ekipin e Baselit që e fitoi titullin e kampionit në Zvicër dhe ka vazhduar njëjtë edhe tek ne”.

    “Ai është organizator i lojës dhe jashtëzakonisht i sigurt me top. Është po ashtu shumë ambicioz dhe dëshiron të përmirësohet ende. Avdullahu i di kualitetet që i ka”, ka thënë Ilzer.

    Mesfushori, i cili në të kaluarën ishte pjesë kyçe e Baselit kampion në Zvicër, po vazhdon të ketë të njëjtin ndikim edhe te Hoffenheimi, duke u shndërruar në një prej pikave kryesore të repartit të mesfushës.

    Këtë sezon Avdullahu është aktivizuar në 30 ndeshje në Bundesliga, ku në 29 prej tyre ka qenë titullar dhe ka një asistim.

    TË LIDHURA

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24

    Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

    02/11/2026 20:05

    Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

    02/11/2026 19:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.