Trajneri i Legias së Varshavës, Goncalo Feio foli në konferencë për shtyp para përballjes me Dritën në play-offin e Ligës së Konferencës.
Ai tha se kanë marrë informacione për ekipin gjilanas edhe nga futbollisti Qëndrim Zyba, që ishte pjesë e ekipit polak sezonin e kaluar.
Ndërsa, tani ka ardhur reagimi i vet Zybës, që thotë se nuk ka ndarë informacione për Dritën te polakët.
Reagimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:
Reagim ndaj deklarates se trenerit te Legia-s !!!
Pash ne media deklaraten e trenerit Goncalo Feio dhe perdorjen e emrit tim si referim per informacione mbi kundershtarin e ardhshem qe Legia ka, un kuptoj lojen deklarative dhe presionin qe treneri do te vendos mbi kundershtarin por me duhet te them per respekt te opinionit futbolldashes dhe te ekipes FC Drita se asnje informacion mbi formen e lojes ose dicka tjeter nuk kam nda me asnje zyrtar te klubit Legia, kam qene dikur lojtar i asaj skuadre dhe ruaj respekt e konsiderate te larte per Legian dhe gjithe anetaret e saj por tashme gjithe preokuptimi dhe perkushtimi im lidhet me skuadren time te tanishme Slovan Liberec, reagimin po e bej per te sqaruar pozicionin tim sado qe e kuptueshme eshte lufta’ deklarative e trenerit te Legias por une kam sqaruar mbi kete keqkuptim te qellimshem destabilzues edhe trenerin e tanishem te FC Drita Zekria Ramadanin trener me te cilin une kam punuar dhe kam konsiderate te jashtzakonshme per te.
Ne natyren dhe edukaten time asnjehere sdo pranoja qe te bej dem’ per skuadrat kosovare’ sado qe nga koha e kaluar ato ishin kundershtare fushe per mua dhe ekipen time.
E ndjeja te nevojshme te beja kete sqarim !
Suksesin e skuadrave le ta percaktoj fusha e blerte…