Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Trajneri i Lillet i tregon Zhegrovës se ku duhet të përmirësohet
    Ballina-1

    Trajneri i Lillet i tregon Zhegrovës se ku duhet të përmirësohet

    05/12/2024 11:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Edon Zhegrova është sot njëri prej futbollistëve më të mirë në futbollin francez.

    Megjithatë, trajneri i Lillet, Bruno Genesio është i bindur se ylli kosovar mund të japë edhe më shumë në fanellën e ekipit francez.

    Ndonëse i ka realizuar 8 gola dhe i ka bërë 2 asistime në të gjitha garat, trajneri Genesio e ka këshilluar “Messin e Kosovës” se ku duhet të përmirësohet për t’u bërë lojtar i kompletuar.

    25 vjeçari mungoi së fundmi në ndeshjen e fundit në udhëtim ndaj Montpellier, në të cilën Lille barazoi me rezultat 2:2.

    “Ai është lojtar i talentuar, i cili është në gjendje ta bëj dallimin në çdo periudhë të ndeshjes. Kam marrëdhënie të mirë me të dhe ai mendon se mund të përmirësohet në vazhdimësinë e ndeshjeve të mira. Ai duhet që të jetë i mirë në çdo ndeshje dhe mendon se mund të përmirësohet në këtë aspekt”, deklaroi fillimisht Genesio për “Europe 1”.

    Ish-futbollisti i Baselit i ka realizuar katër gola në Ligën e Kampionëve, përfshirë këtu tri në fazën kualifikuese, dhe katër të tjera në Ligue 1.

    Ai iu shënoi gola Fenerbahçes, Slavia Pragas, Atletico Madridit, Paris Saint-Germainit, Strasbourgut e Rennesit, derisa asistime ka dhuruar kundër Juventusit e Le Havres.

    Ndërkohë, e realizoi edhe një gol për Kosovën në Ligën e Kombeve kundër Lituanisë.

    “Ai është faktor sepse është në gjendje të shënojë gola të jashtëzakonshëm, ashtu siç ka bërë në kupat evropiane, sidomos në ato të playoffit. Është i dashur për të gjithë dhe është integruar shumë mirë te skuadra e Lille”, shtoi tutje Genesio.

    Zhegrova po e kalon sezonin e dytë magjik me Lillen pasi në atë të kaluar po ashtu ishte protagonist me 12 gola e 10 asistime.

    Falë këtyre paraqitjeve, futbollisti kosovar pritet të transferohet në një klub më të madh gjatë verës që vjen. 

    TË LIDHURA

    Agim Ademi, njeriu që po ngrit Kombëtaren e Kosovës në nivelin e lartë evropian

    11/09/2025 14:16

    Lajm i mirë për tifozët e Chelseat, Cole Palmer rikthehet në stërvitje

    11/09/2025 10:23

    FIFA gati të mbyll ‘Rajko Mitiq’: Shkeljet anti-Kosovë mund ta lënë Serbinë pa tifozë ndaj Shqipërisë

    10/09/2025 20:25

    Finlanda e Maxhuni në gjysmëfinale të Eurobasketit

    10/09/2025 19:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.