Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Trajneri i Mallorcas, Aguirre: Fati na e solli Muriqin, të gjithë e duam
    Ballina-1

    Trajneri i Mallorcas, Aguirre: Fati na e solli Muriqin, të gjithë e duam

    29/10/2022 20:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    22/10/22 PARTIDO PRIMERA DIVISION VALENCIA CF - RCD MALLORCA SANCHEZ MURIQI ALEGRIA FIN PARTIDO

    Javier Aguirre si trajner i Mallorcas është rikthyer të prononcohet në lidhje me transferimin e Vedat Muriqit në ekip. Ai e quajti fat e kanë në skuadër një lojtar si ai.

    Muriqi dje shkrepi edhe golin e gjashtë në La Liga. Ai është duke kaluar në formë jetësore. Te Mallorca të gjithë ndihen fatlumë që e kanë në radhët e veta.

    Trajneri Aguirre sërish është pyetur rreth Muriqit dhe ai ka shpjeguar se si ka ndodhur transferimi i tij.

    “Ardhja e Muriqit që besoj është çështje fati. Me Lazion kishim një opsion të blerjes, por nuk mund ta blinim për shkak të shifrave që kërkon. Club Brugge e pagoi atë çmim dhe lojtari nuk i kaloi testet mjekësore. Për këtë motiv Lazio zbriti çmimin për ne. Edhe pse mund të tingëllojë brutale kjo ndodhi, ne jemi të kënaqur dhe e duam shumë”, tha duke qeshur trajneri meksikan.

    Pa Vedat Muriqin skuadra e Mallorcas ka pësuar dy humbje kur ai ishte i suspenduar gjatë muajit tetor. Skuadra pësoi humbje kundër Real Socieadit dhe Sevillas. Që prej kohës së rikthimit të sulmuesit dardan, janë rikthyer golat dhe rezultatet për ekipin ishullor.

    TË LIDHURA

    Shkëndija feston sot titullin kampion, ‘Ballistët’ premtojnë spektakël

    17/05/2025 13:57

    Superliga luhet sot, shumçka mund të vendosët këtë javë

    17/05/2025 09:30

    Edhe Albert Dabiqaj rinovon zyrtarisht me Dritën për tri vjet të tjera

    16/05/2025 19:43

    Donjeta Sadiku e fiton të artën në Poloni

    16/05/2025 18:11
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.