Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Trajneri i Mallorcas tregon gjendjen e Muriqit: Mezi u stërvit pak
    Ballina-2

    Trajneri i Mallorcas tregon gjendjen e Muriqit: Mezi u stërvit pak

    30/03/2023 22:51
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i Mallorcas është paraqitur në konferencë për shtyp përpara gazetarëve, ku ka treguar gjendjen e ekipit të tij pas kthimit të lojtarëve që ishin grumbulluar me kombëtaret e tyre.

    I pyetur në lidhje me Givanni, Kang Leen dhe Muriqi, tekniku meksikan është shprehur se ishin të lodhur për shkak të udhëtimit dhe ndeshjeve të zhvilluara me ekipet e tyre kombëtare. Gjendja fizike e këtyre lojtarëve ishte e dobët, duke mos arritur të kryenin dot normalisht seancën stërvitore.

    “Mezi ushtroheshin pak, nuk e bënë të gjithë punën me ekipin për shkak të orëve të fluturimit dhe lodhjes së grumbulluar nga ndeshjet. Shpresoj të jenë mirë. Të paktën ata vijnë me kokë të kthjellët, janë të lumtur që luajnë me Kombëtaret e tyre. Është gjithmonë bukur të përfaqësosh vendin e tënd dhe do të shohim nesër nëse ata janë më në fund gati për të filluar apo jo. Nëse loja do të ishte sot, ata nuk do të mund të luanin, por do të shohim pas 24 orësh, sepse udhëtimet ishin vrasëse. Ne do t’i bëjmë një dush dhe masazh sot dhe nesër do të shohim se si po ecin dhe do të marrim vendimin”, ka deklaruar Havier Agirre.

    TË LIDHURA

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.