Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Trajneri i Marseillet, De Zerbi flet për Edon Zhegrovën
    Ballina-1

    Trajneri i Marseillet, De Zerbi flet për Edon Zhegrovën

    14/08/2025 15:23
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i Olympique Marseille, Roberto De Zerbi ka folur në konferencë për shtyp për Edon Zhegrovën.

    Kohëve të fundit spekulohet për një interesim të mundshëm të marsejezëve për yllin kosovar, i cili dëshiron të largohet nga Lille.

    E trajneri italian nuk deshi të fliste shumë për këtë çështje derisa nuk ka ende asgjë konkrete.

    “Zhegrova nuk është njëri prej lojtarëve të mi. Nuk mund të flas për të. Është një lojtar i mirë, por këtë e dinim të gjithë. Nëse bëhet lojtar i Marseillet, do ta jap më pas mendimin tim”, deklaroi De Zerbi në konferencë për shtyp.

    Në rast të një marrëveshjeje eventuale, ylli kosovar mund t’i bashkohet Marseillet në ditët apo javët në vazhdim.

    Presidenti i Lillet, Olivier Letang nuk e ka përjashtuar mundësinë e qëndrimit të anësorit ofanziv në këtë klub, ndërsa përfaqësuesi kosovar iu bashkua ekipit në stërvitje nga e hëna pasi ishte lënë jashtë për një kohë.

    Zhegrova ka kontratë me Lillen edhe një vit dhe pritej të transferohej këtë verë në Itali, me Napolin që iu printe klubeve të interesuara.

    Mirëpo, pistat italiane u zbehën dhe tash nuk përjashtohet mundësia që ai të qëndrojë në Francë, qoftë në Lille apo në Marseille.

    Zhegrova nuk ka luajtur që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur e kishte pësuar një lëndim, i cili çuditërisht e la jashtë fushave të blerta në krejt pjesën e dytë të sezonit. 

    TË LIDHURA

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.