Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Trajneri i Rapidit paralajmëron Rumaninë: Duhet të kenë kujdes nga Rrahmani
    Ballina-1

    Trajneri i Rapidit paralajmëron Rumaninë: Duhet të kenë kujdes nga Rrahmani

    07/09/2023 19:21
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i Rapidit të Bukureshtit, Cristiano Bergodi, e ka paralajmëruar Rumaninë e drejtuar nga selektori Edi Iordanescu, që të marrë masa shtesë për ta bllokuar Albion Rrahmanin.

    Rrahmani, sulmuesi 23-vjeçar që në këtë afat kalimtar u transferua te klubi rumun nga Ballkani i Suharekës për 600 mijë euro, ka pasur fillim të shkëlqyer me Rapidin. Ai ka shënuar katër gola në dy ndeshjet e para me skuadrën e re.

    “Përfaqësuesja e Rumanisë duhet të ketë kujdes nga Rrahmani në ndeshjen me Kosovën, sepse ai është lojtar shumë i mirë. Nuk e di nëse Albioni do të luajë. Natyrisht, do të lutesha për Edi Iordanescun dhe shpresoj se ai do ta udhëheqë ekipin përfaqësues drejt Kampionatit Evropian. Rrahmani ka shënuar gola për ne, dy i shënoi ndaj Dinamos. Mirë që u qetësua dhe i shënoi golat në kampionat dhe jo kundër Rumanisë. Jam i kënaqur me të sepse është integruar shumë mirë në skuadër. Ai është gjakftohtë para portës. Do të isha hipokrit të thosha se prisja që ai të shpërthente kaq shpejtë. Por mund të shihet në stërvitje se ai gjithmonë e kërkon golin. Ai ka nisur mbarë dhe nuk kam pritur të shënonte katër gola në dy ndeshje”, ka thënë tekniku italian Bergodi në një intervistë dhënë mediumit “Antena Sport”.

    Rrahmani dy golat tjerë i shënoi kundër skuadrës së Craiovas në elitën e futbollit të Rumanisë.

    Falë formës së mirë, Rrahmani mori ftesë nga përzgjedhësi i Kosovës, Primozh Gliha, për dy ndeshjet e muajit shtator.

    Kosova të shtunën luan kundër Zvicrës në “Fadil Vokrri”, ndërsa më 12 shtator udhëton te Rumania në Bukuresht.

    Që të dyja ndeshjet janë të rëndësishme për kualifikim në Evropianin e vitit të ardhshëm.

    Kosova në Grupin I pas katër ndeshjeve të luajtura ka tri pikë dhe zë pozitën e pestë, të parafundit.

    Rumania është e dyta me tetë pikë, dy më pak se liderja e grupit, Zvicra.

    TË LIDHURA

    Parisi “shkatërron” Real Madridin

    09/07/2025 23:16

    Juventusi dhe Granit Xhaka, në rrugën e duhur – zbulohen çmimi, kushtet personale nuk janë problem

    09/07/2025 20:57

    Zyrtare: Florent Hadërgjonaj rinovon me Alanyasporin

    09/07/2025 20:40

    Në Champions numri në fanellë shkruhet me stilolaps

    09/07/2025 19:38
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.