Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Trajneri i ri i Napolit e nis me kalendar të tmerrshëm, katër ndeshjet e para mund të sjellin edhe shkarkimin e tij
    Ballina-1

    Trajneri i ri i Napolit e nis me kalendar të tmerrshëm, katër ndeshjet e para mund të sjellin edhe shkarkimin e tij

    14/11/2023 21:50
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Valter Mazzarri është emëruar sot si trajneri i ri i skuadrës së Napolit. Një rikthim pas një dekade për të në bankinën e të kaltërve, me të cilët përjetoi katër vite mjaft interesante në eksperiencën e parë.

    Trajneri do të ketë dy javë kohë për të përgatitur ekipin që të rikthehet në nivelet më të larta e sidomos të fitoret e rëndësishme. Por kalendari me të cilin do të përballet, do të jetë i tmerrshëm, pasi në katër ndeshjet e para ka kundërshtarë shumë të fortë e që mund të ndikojnë edhe të një ndërprerje e shpejtë e marrëveshjes mes palëve nëse nuk regjistron rezultatet e duhura.

    Pas përfundimit t8 pauzës së kombëtareve, Napoli do të udhëtojë për të luajtur në transfertë ndaj Atalantës më 25 nëntor. Më 29 nëntor e ka radhën Liga e Kampioneve, me një tjetër transfertë të tmerrshme në “Santiago Bernabeu” përballë Real Madrid të Ancelottit.

    Ndeshja e parë e Mazzarrit në shtëpi është më 3 dhjetor, teksa përballë ka Interin, ndërsa më 8 dhjetor, luan përsëri në transfertë përballë Juventusit. Një start i frikshëm për çdo trajner, aq më shumë në një klub si Napoli ku presidenti De Laurentis kërkon medoemos rezultate të bujshme.

    TË LIDHURA

    Prishtina pati rastet ndaj Larnes por barazoi pa gola, kualifikimi vendoset në “Fadil Vokrri”

    24/07/2025 22:57

    Tifozët polakë të Jagiellonia bënë thirrje anti-Kosovë, por marrin përgjigjen e merituar në Novi Pazar

    24/07/2025 22:37

    VIDEO | Bersant Celina ndihmon AIK-un të fitojë në Evropë

    24/07/2025 20:30

    Tronditet sërish bota e sportit: Ndahet nga jeta legjenda Hulk Hogan

    24/07/2025 18:19
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.