Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Trajneri i Rubin Kazanit përsëri flet për Mirlind Dakun
    Ballina-2

    Trajneri i Rubin Kazanit përsëri flet për Mirlind Dakun

    04/07/2024 15:30
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku ende nuk i është bashkuar Rubin Kazanit në stërvitje. Skuadra elitare e Rusisë tashmë ka nisur stërvitjet, ndërsa Daku kishte pushim më të gjatë për shkak të ngarkesës dhe paraqitjes në Evropian.

    Për kthimin e Dakut në skuadër të enjten foli trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rahimov.

    “Daku kthehet te ne pas një pauze. Ai kaloi periudhë të gjatë pa pushim dhe kishte nevojë për pushim. Duhet të shohim se në çfarë gjendje do të kthehet”.

    Rahimov më pas është pyetur se a po ndryshon plani i lojës, duke ditur që edicionin e kaluar loja e Rubinit është varur shumë nga Daku.

     “Po, sot po shoh që kualitetet e Shabanhaxhajt janë driblingu, hapësira pas shpinës, ka shpejtësi të mirë. Por shohim se ai ka edhe lodhje. E kam kuptuar që me të si sulmues ne luajmë futboll pak më ndryshe. Prandaj e kuptojmë se na duhen përforcime në vijën e sulmit”, ka thënë trajneri i Rubin Kazanit.

    Shabanhaxhaj në janar iu bashkua Rubin Kazanit. Por deri më tani ka luajtur pak. Dukshëm më tepër hapësirë, në bazë të asaj që ka thënë trajneri i skuadrës, do të ketë në vazhdim. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.