Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Trajneri i Rumanisë e ofendon Kosovën: Gënjejnë si njerëz të paturpshëm!
    Ballina-2

    Trajneri i Rumanisë e ofendon Kosovën: Gënjejnë si njerëz të paturpshëm!

    19/11/2024 15:35
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i Rumanisë, Mircea Lucescu po vazhdon t’i ofendojë kosovarët.

    Legjenda rumune është mllefosur nga vendimi i Kombëtares së Kosovës për të dalë nga fusha dhe për të mos u kthyer më të premten që shkoi në fund të përballjes mes këtyre dy Kombëtareve.

    Pala kosovare konsideroi se nuk duhej të kthehej në një fushë ku lojtarët po fyheshin në baza raciste.

    Sidoqoftë, selektori i rumunëve ka vazhduar t’i rëndojë kosovarët me deklaratat e tij edhe pas fitores ndaj Qipros mbrëmë me rezultat 4:1, në ndeshjen e vlefshme për Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

    “Në një moment e kupton se këta persona vijnë, i prishin gjërat dhe sipas tyre kjo është në rregull. Gënjejnë si njerëz të paturpshëm dhe gjithashtu thonë se kanë arsye dhe të drejtë. Kjo nuk është e mundur. Duhet të ketë pak mirësjellje në krejt këtë çështje”, deklaroi Lucescu në konferencë për shtyp.

    Rumunët po kërkojnë fitore në tavolinë, 3:0 ndaj Kosovës për shkak se ekipi Dardan nuk u rikthye në fushën e blertë përkundër kërkesës së referit, i cili më pas e mbylli lojën me ekipin rumun, si të vetmin që u rikthye në fushën e blertë.

    UEFA mund të vendos gjatë kësaj jave për ndeshjen e ndërprerë në Bukuresht, madje para së premtes, kur do të hidhet shorti i “play-offit”.

    TË LIDHURA

    Trajneri s’po llogarit në lojtarin “kuqezi”, Mitaj mund të largohet nga Al Ittihadi

    09/04/2026 11:48

    Blerje orësh kontrabandë, hapet një hetim ndaj disa yjeve të futbollit botëror

    09/04/2026 11:45

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.