Futboll ndërkombëtar

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique mahnit me fizikun e tij në moshën 52 vjeçare

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique mahnit me fizikun e tij në moshën 52 vjeçare

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, ka treguar fizikun e tij mbresëlënës gjatë stërvitjeve para Kampionatit Botëror në Katar. Për ish-trajnerin e Barcelonës, ky është turneu i dytë i madh me La Roja, pasi e kualifikoi deri në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian që u zhvillua me vonesë në verën e kaluar. Para se të merrte përsipër

Besnik Batusha

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, ka treguar fizikun e tij mbresëlënës gjatë stërvitjeve para Kampionatit Botëror në Katar.

Për ish-trajnerin e Barcelonës, ky është turneu i dytë i madh me La Roja, pasi e kualifikoi deri në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian që u zhvillua me vonesë në verën e kaluar.

Para se të merrte përsipër përfaqësuesen spanjolle, 52-vjeçari kaloi tri sezone si trajner i Barcelonës, ku fitoi dy tituj të La Ligës dhe Ligën e Kampionëve.

(Foto: The Sun)

Kanë kaluar 18 vjet qëkur ai është pensionuar nga futbolli aktiv duke e përfunduar karrierën si lojtar në Barcelonë në vitin 2004.

Megjithatë, duket qartë se ai është ende në formë të shkëlqyer, të cilën e ka treguar duke u paraqitur në stërvitje me pantallona të shkurtra dhe pa këmishë.

(Foto: Getty Images)

Fotografia e Enriques është shpërndarë në rrjetet sociale dhe ka marrë reagime pozitive sidomos nga pjesa femërore e publikut, njofton The Sun.

“Ky është një mashkull i vërtetë. I pashëm, muskuloz”; “Unë jam pa fjalë”, “52 vjeç. Çfarë djaloshi” – janë disa nga komentet.

Luis EnriqueSpanja

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions