Futboll ndërkombëtar

Trajneri i Torinos “godet” Etrit Berishën: Stërvitet keq…!

Trajneri i Torinos “godet” Etrit Berishën: Stërvitet keq…!

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, po kalon një moment të vështirë në karrierën e tij, Etrit Berishës, teksa nuk po grumbullohet te skuadra e Torinos, që prej 15 janarit. 33-vjeçari, nuk ka zbritur në fushë në asnjë ndeshje të Serisë A këtë sezon, teksa ka qenë i grumbulluar vetëm në 13 duele. Në lidhje

Besnik Batusha

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, po kalon një moment të vështirë në karrierën e tij, Etrit Berishës, teksa nuk po grumbullohet te skuadra e Torinos, që prej 15 janarit.

33-vjeçari, nuk ka zbritur në fushë në asnjë ndeshje të Serisë A këtë sezon, teksa ka qenë i grumbulluar vetëm në 13 duele.

Në lidhje me çështjen “Berisha” ka folur edhe trajneri i Torinos, Ivan Juriç, i cili është përpjekur të jetë i drejtpërdrejtë, duke deklaruar:

“Berisha e ka vështirësi të bëjë portierin e dytë: stërvitet keq dhe kjo është e dëmshme. Kush nuk stërvitet mirë, mbetet jashtë.

Vitin e kaluar dha një kontribut të madh, por tani e ka pasur të vështirë ta pranojë këtë situatë. Preferoj që ai të stërvitet veçmas dhe Gemelo të bëjë të dytin”, u  shpreh Juriç.

Etrit BerishaTorino

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions