Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Trajneri i Zvicrës: Mezi po e presim përballjen me Italinë, ata duhet të shqetësohen për lojën tonë
    Ballina-2

    Trajneri i Zvicrës: Mezi po e presim përballjen me Italinë, ata duhet të shqetësohen për lojën tonë

    26/06/2024 16:07
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i Zvicrës, Murat Jakin, foli në mikrofonat e Srf TV për ndeshjen e fazës së 1/8-ave të Kampionatit Evropian kundër “axurrëve”.

    “Ne e ndoqëm ndeshjen e Italisë me shumë kujdes, duke analizuar taktikat dhe strategjitë. Ditët do të shikojmë në detaje vlerësimin e kundërshtarit dhe sinqerisht mezi presim të përballemi me ta”.

    Mendon se nuk jeni favoritë?

    Ne në fakt, nuk duam të shqetësohemi shumë për skuadrën e Spaletit dhe mendoj se e kundërta është e vërtetë. Italia duhet të shqetësohet për mënyrën se si ne luajmë duke, qenë se gjërat po funksionojnë mirë për ne”.

    Çfarë ideje kishit për Italinë?

    Italia i nisi dy ndeshjet e para me taktika dhe lojtarë të ndryshëm në krahasim me të tretën, kur zgjodhi një strategji më mbrojtëse, duke qenë se kroatët ishin të detyruan të fitonin. Ata ndërrojnë shpeshherë lëkurë, janë të paparashikueshëm, por ne jemi të përgatitur nga pikëpamja mendore, kemi cilësi dhe përvojë të mjaftueshme për t’i mbijetuar një ndeshjeje si kjo.

    Ju ka lënë përshtypje Donaruma në këto tri ndeshjet e para të luajtura në Kampionatin Evropian?

    Ai ishte preciz dhe efikas, kundër Kroacisë, përveç penalltisë, ai priti dy ose tre topa të tjerë të pamundur, por ne kemi elementë që mund ta shqetësojnë.

    TË LIDHURA

    Villa mposht Manchester Unitedin, Rogers vendimtar

    21/12/2025 21:20

    Rrahmani, fitues i çmimit “Fadil Vokrri”

    21/12/2025 21:15

    Arb Manaj, futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë

    21/12/2025 21:13

    Drita, klubi më i mirë i vitit

    21/12/2025 20:30
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.