Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Trajneri i Zvicrës ua bën me dije serbëve: Ne kemi fatin tonë në dorë, duam kualifikimin
    Ballina-2

    Trajneri i Zvicrës ua bën me dije serbëve: Ne kemi fatin tonë në dorë, duam kualifikimin

    01/12/2022 15:56
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Zvicrës, Murat Yakin ka folur në një konferencë për media në prag të ndeshjes vendimtare kundër Serbisë në Kupën e Botës.

    Serbia dhe Zvicra do të përballen në rrethin e fundit të Grupit G dhe fitorja është jetike për dy skuadrat për kualifikim tutje.

    Yakin tha se Zvicra e ka në duart e veta fatin e saj, ndërkaq shtoi se ata e duan kualifikimin.

    “Ne kemi fatin tonë në duart tona. Kjo është e mira e kësaj historie. Nesër do të jetë e rëndësishme që të luajmë dominues, të luajmë lojën tonë dhe të fitojmë kualifikimin me një paraqitje të mirë, bindëse. Ne duhet të marrim nën kontroll emocionet. Duhet të punojmë shumë për të 16-të. Serbët nuk do të na lehtësojnë, por ne e kemi cilësinë. Por ne duhet të luftojmë”, tha Yakin në konferencë për media, njofton Blick.ch, transmeton Demokracia.com.

    Gjatë kësaj konference, Yakin konfirmoi se lojtari shqiptar, Xherdan Shaqiri është i gatshëm.

    “Shaqiri dhe Okafor janë gati të luajnë nesër. Yann Sommer dhe Nico Elvedi janë të ftohur, por të dy do të jenë në formë nesër”, shtoi ai.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.