Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Trajneri islandez vlerëson Kosovën para përballjes më 20 mars
    Ballina-1

    Trajneri islandez vlerëson Kosovën para përballjes më 20 mars

    12/03/2025 19:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    LINZ, AUSTRIA - DECEMBER 19: Arnar Gunnlaugsson, Head Coach of Vikingur, speaking to the media following during the UEFA Conference League 2024/25 League Phase MD6 match between LASK and Vikingur at Oberosterreich Arena on December 19, 2024 in Linz, Austria. (Photo by Christian Kaspar-Bartke - UEFA/UEFA via Getty Images)

    Trajneri i kombëtares së Islandës, Arnar Gunnlaugsson, ditën e sotme ka zbuluar përzgjedhjen e tij prej 23 lojtarëve për dy ndeshjet kundër Kosovës.

    Dy kombëtaret do të luajnë dy ndeshje të play-offit për një vend në Ligën B të Ligës së Kombeve.

    Gunnlaugsson pati fjalë të mira për Dardanët, duke thënë se lojtarë kosovarë luajnë nëpër ekipe si Napoli, Mallorca e Lille.

    “Ky ekip ka individë të talentuar, që luajnë për Napolin, Mallorcan, Lillen e Freiburg, si shembuj. Ata kanë një trajner me përvojë (Franco Foda) i cili ka drejtuar edhe ekipin kombëtar të Austrisë para se ta merrte Ralf Rangnick. Ka përvojë në futbollin ndërkombëtar”, deklaroi trajneri islandez.

    Ai tha se të luash kundër Kosovës është “argëtuese” dhe, ndonëse janë 29 vende më poshtë se Islanda në renditjen botërore, “dallimi mes ekipeve nuk është edhe aq i madh”.

    “Do të jetë një detyrë e vështirë, e kemi ndeshjen ‘në shtëpi’ në Spanjë, e jo këtu në Laugardalsvollur gjë që është më e mira që kemi mundur të bëjmë për mars, por jo ideale, duam që ndeshjet në shtëpi t’i zhvillojmë këtu në Laugardalsvollur. Pres disa ndeshje të vështira”, u shpreh tekniku i Islandës.

    Gunnlaugsson tha se duan të fitojnë këto dy ndeshje në mënyrë që të mbesin në Ligën B.

    “Por nuk dua të fitoj dhe të mos tregojmë progres. Nëse i arrijmë dy fitore me fat dhe nuk mësojmë asgjë, nuk do të na shërbejë asgjë kur detyrat dhe serioziteti nisin në vjeshtë”, tha Arnar said, duke iu referuar faktit se kualifikimet për Botërorin 2026 do të nisin më vonë këtë vit.

    Kosova dhe Islanda do të përballen mes vete të enjten e 20 marsit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa loja do të fillojë prej orës 20:45.

    Më pas, loja e kthimit do të luhet të dielën në Spanjë më 23 mars, kur edhe do të përcaktohet kombëtarja që do të luajë në Ligën B dhe ajo që do të përfundojë në Ligën C në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.

    TË LIDHURA

    Ashtu si pritej, Chelsea në finale të Ligës së Konferencës

    08/05/2025 23:06

    Tjetër paraqitje bindëse e Unitedit që avancon në finale

    08/05/2025 23:02

    Nga lëndimet te lavdia: Historia frymëzuese dhe biseda në korridor me Fabregas që e bindi Vojvodës për aventurë te Como

    08/05/2025 21:27

    “Nëse nuk luajmë në garat evropiane – faji është i juaji” – presidenti i Ferizajt, Abazi, akuzon gjyqtarët

    08/05/2025 21:03
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.