Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Trajnerja e Donjetës: Kokën lart kampione
    Ballina-2

    Trajnerja e Donjetës: Kokën lart kampione

    30/07/2024 15:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajnerja e boksit Marjola Sallauka ka reaguar pas eliminimit të nxënëses së saj, Donjeta Sadiku nga Lojërat Olimpike “Parisi 2024”. Sadiku u ndalë në luftën e dytë të turneut të boksit në Lojërat e Parisit.

    Sadiku në përballjen e kategorisë deri 60 kilogramë të hënën mbrëma pësoi nga kolumbiania Angie Paola Valdes Pina. Sadiku pësoi 3:2 me vlerësim të jurisë.

    “Donjeta, kokën lart kampionia jonë, me zemër prej luaneshe luftove deri në atomin e fundit për fitore por nuk e deshti fati që këtë olimpiadë të stolisesh me medalje, megjithatë i tregove botës që një e tillë do të jetë e jotja së shpejti. Rruga drejt kualifikimit për këto lojëra ishte shumë sfiduese por që ia dolëm me super paraqitje të sigurojmë normën Olimpike”, ka shkruaj Sallauka të martën.

    Sadiku e fitoi luftën e parë të shtunën ndaj boksieres nga Tajlanda, Thananya Somnuek.

    “Një fitore të madhe e arrite në garën më të madhe botërore, e dje ju tregove te gjithëve se si luftohet, edhe pse në këtë pikë nuk ke pse i dëshmon askujt asgjë, në një moshë të re që je tanimë ke shkruar shpesh histori për boksin e Kosovës. Jam krenare me ty e me luftërat tua sepse vetëm un e di që dhe gjithçka nga vetja për këto meqë, ashtu deshi fati dhe nuk munde të jesh 100%. E njoh shpirtin tënd luftarak prandaj e di që nuk dorëzohesh, do të jesh edhe më e fortë, e së bashku do të arrijmë çdo medalje. Faleminderit Kosovë, e kemi ndierë më shumë se kurrë mbështetjen tuaj”.

    Për Donjetën është paraqitja e dytë në Lojëra Olimpike dhe e para me normë.

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.