Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Transferimi te Cluji – Drilon Islami vendosi për hapin, që doli i duhur për të tjerët
    Ballina-1

    Transferimi te Cluji – Drilon Islami vendosi për hapin, që doli i duhur për të tjerët

    02/06/2025 20:26
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Prishtina nuk kishte kampanjë të suksesshme në Superligë. Mezi i shpëtoi barazhit. Por, e fitoi Kupën e Kosovës dhe kthehet në skenën evropiane të futbollit. Në Evropë do të paraqitet edhe mesfushori 24-vjeçar, Drilon Islami. Por, jo me Prishtinën.

    Tashmë ish-kapiteni i Prishtinës, Islami, ka firmosur me skuadrën rumune “Cluj”. “Cluji” e prezantoi të hënën, ndërsa e transferoi pa dëmshpërblim. Islamit i përfundoi kontrata me Prishtinën, dhe kjo ia ka bërë më të lehtë kalimin në Rumani. Ka gjasë t’i ketë siguruar edhe kontratë më të mirë personale.

    Islami, në të kaluarën ka luajtur edhe për Ferizajn e Dritën. Te Prishtina ishte për dy vjet. Pasi refuzoi vazhdimin e kontratës, një periudhë, më herët këtë vit, nuk luajti. Por, Prishtina u dorëzua, Islami luajti, fitoi Kupën dhe u largua si lojtar i lirë. Ai është vlerësuar prej lojtarëve më të mirë të Superligës. 

    Islami ka vendosur ta ndjekë rrugën, që doli e suksesshme për shumë futbollistë të tjerë të Superligës së Kosovës. Ka vendosur për Rumani, ku po transferohen rregullisht lojtarë nga Kosova. 

    Cluji, po ashtu, e ka fituar Kupën e Rumanisë këtë edicion, ndërsa ishte në garë edhe për titull të kampionit. Pjesë e rëndësishme e kësaj skuadre janë Meriton Korenica dhe Lindon Emërllahu.

    Të dy janë reprezentues të Kosovës. Kalimi në Rumani, ndër të tjera, ndihmon shumë në këtë drejtim. Lojtarëve u rriten gjasat që të ftohen në përfaqësuese. Lojtari nuk trajtohet njëjtë, kur luan për një klub të vendit dhe kur luan për një klub të huaj. Klub rumun konkretisht. 

    Të hyrat financiare për Islamin, po ashtu, pritet të jenë dukshëm më të mëdha se te Prishtina. Mundësia për të kaluar në liga cilësore evropiane rritet me transferim në Rumani.

    Cluji po kërkon ta fitojë titullin e kampionit të Rumanisë, të cilin po e pret që nga viti 2022. Tashmë  i ka bërë dy transferime. Gjasat janë të mëdha që treshja nga Kosova ta udhëheqë Clujin në edicionin e ardhshëm. 

    Është trajneri Dan Petrescu që e mban lidhjen mes Clujit dhe lojtarëve nga Kosova. Ai vazhdimisht flet në superlativ për lojtarët e Superligës kosovare, prej se me Clujin u përball me Ballkanin në gara evropiane.

    Drilon Hazrollaj këtë verë, po ashtu, largohet nga Superliga e Kosovës për të vazhduar në Rumani. Ai ka nënshkruar më herët me Rapid Bukureshtin. Trendi pritet të vazhdojë me të tjerë.

    TË LIDHURA

    Rron Sylejmani, talenti që premton shumë në të ardhmen

    04/06/2025 13:58

    Ndeshja e yjeve në Prishtinë, zbarkojnë emra të njohur në stadiumin “Fadil Vokrri”

    04/06/2025 12:44

    Arbër Hoxha e Strakosha duan pikët e plota ndaj Serbisë

    04/06/2025 12:43

    Kosova barazon, i mbetet të luftojë në plejof që të kthehet në Ligën B

    03/06/2025 22:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.