Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tre ‘spartanët’ shqiptarë të Pragës, prekin finalen kualifikuese në Champions
    Ballina-2

    Tre ‘spartanët’ shqiptarë të Pragës, prekin finalen kualifikuese në Champions

    13/08/2024 22:33
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sparta e Pragës është renditur në mesin e skuadrave më të mira të fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve.

    Ekipi ku luan Ermal Krasniqi, Qazim Laçi dhe Indrit Tuci, e ka mposhtur 2-3 në Bukuresht, kampionin e Rumanisë, Steauan,

    Që në fillim të ballafaqimit, vendasit e gjetën vetën në disavantazh, kur Veljko Birmancevic në minutën e 13 kaloi çekët në epërsi. I njejti futbollist mori pjesë edhe në dy golat e radhës brenda pjesës së parë. Në minutën e 28 shënoi nga penalltia për 2-0, kurse 8 minuta më vonë, asistoi për Lukas Haraslin, duke e dërguar Spartën në pushim me tre gola avantazh.

    Krejt çka arritën vendasit të bëjnë në pjesën e dytë, ishte ngushtimi i diferencës së humbjes, pasi realizuan dy herë, Darius Olaru në minutën e 60 dhe Malcom Edjouma ’85. Ndeshja e parë në Pragë ishte mbyllur 1-1.

    Sparta e Krasniqit, Laçit dhe Tucit biletën për fazën e grupeve në Champions League, do ta kërkojë ndaj Malmos, raporton Klankosova.tv.

    Kampionët e Suedisë e kanë mposhtur PAOK-un e Selanikut 4-3, kurse dueli i parë ishte mbyllur 2-2.

    TË LIDHURA

    Krasniqi mund të ndërrojë skuadër

    22/12/2025 18:52

    Zhegrova mund të jetë startues ndaj Pisas

    22/12/2025 17:55

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.