Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tregolësh i Haaland, City fiton ndaj Fulham. Chelsea humbje shokuese ndaj Nottingham Forest
    Ballina-2

    Tregolësh i Haaland, City fiton ndaj Fulham. Chelsea humbje shokuese ndaj Nottingham Forest

    02/09/2023 18:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Manchester City koleksionoi fitoren e katërt në katër javët e para të Premier League teksa mposhti në Etihad Stadium, Fulhamin me shifrat 4-1.

    “The Citizens” vuajtën disi në pjesën e parë dhe golin e gjetën në minutën e 31-të me Julian Alvarez. Por, vetëm dy minuta më pas miqtë barazuan me Reams. Gjithsesi, vendasit e gjetën golin e avantazhit në fundin e pjesës së parë me Ake.

    Një gol që shkaktoi shumë polemika për një pozicion jashtë loje të Akanji. Në fraksionin e dytë, City gjeti edhe dy gola të tjerë me anë të Erling Haaland. Norvegjezi shënoi të parin duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes ndërsa më pas realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Por, nuk u mbyll me aq pasi në minutat shtesë Haaland shënoi sërish. Tre gola që e dërgojnë Haaland në kuotën e gjashtë golave në këto katër javë të para. Në këtë formë, City udhëheq kampionatin me 12 pikë të plota ndërsa Fulham mbetet në kuotën e katër pikëve.

    Në ndeshjet e tjera, Tottenham mori një fitore të madhe në transfertë ndaj Burnleyt me shifrat 2-5 ndërsa Chelsea befasoi duke u mposhtur në shtëpi nga Nottingham Forest me shifrat 0-1. Sakaq, Brentford barazoi në shtëpi nga Bournemouth me rezultatin 2-2.

    TË LIDHURA

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.