Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Trepça bindëse ndaj Bashkimit, kalon në gjysmëfinale të plejofit
    Ballina-2

    Trepça bindëse ndaj Bashkimit, kalon në gjysmëfinale të plejofit

    09/04/2023 19:36
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trepça ka kompletuar gjysmëfinalen e plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll. Në çerekfinale, Trepça e eliminoi Bashkimin e Prizrenit. Derisa ndeshjen e parë në Mitrovicë, Trepça e fitoi me rezultat të ngushtë, të dielën në Suharekë “xehetarët” ishin bindës.

    Trepça fitoi me rezultat 96:79. “Xehetarët” shfaqën forcën sidomos në çerekun e parë, duke krijuar epërsi 26:0. 2.43 sekonda para fundit Bashkimi e shënoi pikën e parë. Çereku i parë përfundoi 34:6 për Trepçën. Më pas skuadra mitrovicase kontrolloi pa telashe ndeshjen deri në fund. Te Trepça u dallua Andrew Gordon me 21 pikë e 11 kërcime. Ken Brown i kishte 22 pikë, pesë kërcime e tri asistime. Jamal Artis i realizoi 14 pikë. Dajuan Graf ishte më i miri te Bashkimi me 17 pikë, nëntë kërcime e gjashtë asistime. Daniel Lekndreaj i kishte 24 pikë e nëntë kërcime, por edhe gjashtë topa të humbur. Në gjysmëfinale të plejofit, Trepça përballet me Prishtinën. Ndeshja e parë do të luhet të enjten në kryeqytet.

    TË LIDHURA

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.