Sporte tjera

Trepça dënohet me zhvillimin e tri ndeshjeve pa shikues

Trepça dënohet me zhvillimin e tri ndeshjeve pa shikues

Klubi i basketbollit Trepça është dënuar me zhvillimin e tri ndeshjeve si vendase pa praninë e shikuesve. Klubi mitrovicas është dënuar për shkak të problemeve të shumta në ndeshjen ndaj Pejës, të luajtur në fundjavë. Trepça po ashtu është gjobitur me 2100 euro. “Sot morëm vendimin e FBK-së për dënimin e klubit tonë me zhvillimin

Besnik Batusha

Klubi i basketbollit Trepça është dënuar me zhvillimin e tri ndeshjeve si vendase pa praninë e shikuesve. Klubi mitrovicas është dënuar për shkak të problemeve të shumta në ndeshjen ndaj Pejës, të luajtur në fundjavë.

Trepça po ashtu është gjobitur me 2100 euro.

“Sot morëm vendimin e FBK-së për dënimin e klubit tonë me zhvillimin e tri ndeshjeve pa praninë e shikuesve dhe me gjobë prej 2100 euro. Nuk është hera e parë që duhet të paguajmë çmim të lartë për veprimet e pamatura të një grupi shikuesish, që besojmë se nuk është grup i madh. Andaj apelojmë te të gjithë përkrahësit tanë, e që janë vërtetë shumë, që të kenë kujdes të shtuar. Si klub po dëmtohemi seriozisht si në aspektin financiar ashtu edhe për imazhin që me aq mund po e ndërtojmë”, thuhet në një komunikatë të klubit mitrovicas.

PejaTrepça

Mëshumë nga Sporte tjera

Të gjitha →
Sporte tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare

Sporte tjera

Donjeta e artë me “dy goditje” – mposht rusen që përfaqësonte Serbinë