Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Trepça e fiton ndeshjen dramatike ndaj Rahovecit
    Ballina-2

    Trepça e fiton ndeshjen dramatike ndaj Rahovecit

    03/03/2023 23:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trepça e ka fituar ndeshjen dramatike ndaj Rahovecit.

    Të premten mbrëma në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, mitrovicasit mposhtën “vreshtarët” me dy gola dallim, 37:35.

    Ishte ballafaqim që i takoi xhiros së 20-të të Superligës A të hendbollit të Kosovës.

    Ndeshja ishte e barabartë, ndërsa u vendos në minutat e fundit.

    Pesë minuta para fundit, Trepça pati epërsi 34:30, por gaboi në disa aksione, ndërsa nga ana tjetër, Rahoveci i shfrytëzoi dhe e ngushtoi rezultatin në një gol, 34:33, por pa arritur që t’i barazonte shifrat.

    Sali Maxhera realizoi golin e qetësisë. Ai kishte gjashtë gola në total, po aq sa Shpëtim Mehmeti, kurse golashënuesi më i mirë ishte Kushtrim Kastrati me shtatë gola.

    Te vendësit, më i miri ishte Alban Haziri që pati dhjetë gola në total.

    Trepça me këtë fitore mbetet në pozitën e dytë me 24 pikë, kurse Rahoveci ka 19 pikë në vendin e katërt.

    Lidere është Besa Famgas me 33 pikë, me një ndeshje më pak të zhvilluar.

    TË LIDHURA

    Agim Ademi takohet me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin, në prag të Kongresit të 50-të

    12/02/2026 00:22

    City i afrohet Arsenalit në tri pikë

    12/02/2026 00:08

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.