Sporte tjera

Trepça, finalistja e parë

Trepça, finalistja e parë

Trepça është finalistja e parë e Kupës së Kosovës në basketboll. Të premten mbrëma, Trepça e mposhti Rahovecin në gjysmëfinale me rezultat 87:79. Ndeshja u luajt në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec. Skuadra vendase në çerekun e parë fitoi me rezultat 21:17. Dallimi u bë në fund të çerekut të dytë, të cilin Trepça e

Besnik Batusha

Trepça është finalistja e parë e Kupës së Kosovës në basketboll. Të premten mbrëma, Trepça e mposhti Rahovecin në gjysmëfinale me rezultat 87:79.

Ndeshja u luajt në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.

Skuadra vendase në çerekun e parë fitoi me rezultat 21:17. Dallimi u bë në fund të çerekut të dytë, të cilin Trepça e fitoi 27:17. Skuadra mitrovicase ishte bindëse edhe në çerekun e tretë (20:13), ndërsa kontrolloi lojën në çerekun e fundit. Rahoveci bëri përpjekje në fund, por ia doli të afrohet vetëm në tetë pikë.

Will Daniels ishte më i miri te Trepça me 18 pikë e katër kërcime. Mikaile Tmushiq kontribuoi me 15 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime.

Jack Pagenkopf ishte më i miri te Rahoveci. Ai ndeshjen e përfundoi me 22 pikë e gjashtë asistime.

Mëshumë nga Sporte tjera

Të gjitha →
Sporte tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare

Sporte tjera

Donjeta e artë me “dy goditje” – mposht rusen që përfaqësonte Serbinë