Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Trepça fiton epikën në “Minatori”, një fitore larg mbrojtjes së titullit
    Ballina-1

    Trepça fiton epikën në “Minatori”, një fitore larg mbrojtjes së titullit

    14/05/2025 21:12
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trepça e ka mundur Bashkimin 80:74 në “Minatori” duke e çuar në 3:1 epërsinë e serisë finale.

    Kësisoj, Torcidat janë vetëm një fitore larg mbrojtjes së titullit kampion të Kosovës.

    Ndeshja ishte e paparashikueshme dhe me kthesa të mëdha. Trepça e nisi shumë mirë duke e marrë çerekun e parë 33:26.

    Mirëpo, në të dytin ata realizuan vetëm dy pikë, dhe Bashkimi iku në pjesën e parë me epërsinë 35:44.

    Arpaxhikët shkuan në 13 pikë epërsi, por të Gjelbrit hynë në një seri “brutale” prej 19:0, dhe eventualisht përmbyllën çerekun e tretë me avantazhin prej tre pikësh, 63:60.

    Në çerekun e katërt, mitrovicasit morën zemër edhe më shumë dhe aty edhe e vulosën fitoren që i afron së tepërmi drejt trofeut.

    Wendell Green i Bashkimit ishte në “zjarr” me 35 pikë, teksa më së shumti te vendësit pati Mike Myers, 21.

    TË LIDHURA

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24

    Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

    02/11/2026 20:05

    Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

    02/11/2026 19:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.