Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Trepça fiton finalen e parë në “Minatorin” e zjarrtë
    Sporte tjera

    Trepça fiton finalen e parë në “Minatorin” e zjarrtë

    03/05/2023 23:16
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skuadra e Trepçës ka shfrytëzuar përparësinë e terrenit vendas për ta fituar ndeshjen e parë të serinë finale të plejofit ndaj Pejës në Superligën e Kosovës në basketboll. Të mërkurën mbrëma, Trepça triumfoi me shifrat 94.86. në palestrën “Minatori” të Mitrovicës që ishte e stërmbushur dhe pati një atmosferë të zjarrtë.

    Ndeshja ishte shumë e fortë dhe tejet interesante, pasi Trepça deri në minutat e fundit të duelit nuk ka arritur ta siguroj fitoren përball Pejës që tregoi paraqitje të mirë dhe efikasitet të lartë nga gjuajtjet për tri pikë.

    Në fakt, një seri 19:3 e Trepçës në katër minutat e fundit, jo vetëm që shkriu epërsinë e pejës prej tetë pikëve, por edhe siguroi fitoren e parë në këtë seri finale.

    Pas këtij dueli, tani seria do të bartet në Pejë, me ndeshjen e dytë që luhet të dielën.

    Në fakt, Trepça e nisi më mirë ndeshjen dhe çerekun e parë e mbylli me rezultatin 24:19. Peja u kundërpërgjigj në çerekun e dytë, të cilin e fitoi me gjashtë pikë dhe shkoi në pushim me një epërsi prej një pike 48:47. Në periudhën e tretë, Peja jo vetëm që e mbajti epërsinë por e ngriti atë në katër pikë 69:65, e cila nuk mjaftoi për ta mposhtur Trepçën në shtëpinë e saj, ku e kishte përkrahjen e fuqishme të tifozëve. Çerekun e fundit, mitrovicasit u treguan shumë më efikas dhe arritën ta fitojnë me 12 pikë epërsi (29:17) për të qenë vetëm dy fitore larg titullit të kampionit. Treshja amerikane, Jamel Artis, Ken Brown e Will Daniels udhëhoqën Trepçën drejt fitores. Artis ishte më i dalluari me 27 pikë, i përcjellë nga Brown (24) e Daniels (19). Te Peja, u veçua Larry Thomas me 23 pikë kurse Devoe Joseph shtoi 16 sosh por që nuk mjaftuan për ta evituar humbjen nga Trepça.

    TË LIDHURA

    Trajneri s’po llogarit në lojtarin “kuqezi”, Mitaj mund të largohet nga Al Ittihadi

    09/04/2026 11:48

    Blerje orësh kontrabandë, hapet një hetim ndaj disa yjeve të futbollit botëror

    09/04/2026 11:45

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.