Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Trepça fiton Kupën e Kosovës, mposht Prishtinën
    Ballina-2

    Trepça fiton Kupën e Kosovës, mposht Prishtinën

    19/02/2023 20:26
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trepça për herë të gjashtë e ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll. Në finalen shumë të fortë të luajtur të dielën mbrëma në Rahovec, Trepça e mposhti Sigal Prishtinën me rezultat 74:66. Skuadra mitrovicase Kupën e fitoi edhe vitin e kaluar. Finalja e së dielës ishte e fortë dhe dramatike. Skuadrat për asnjë moment nuk ia dolën të shkëputen në rezultat. Por “xehetarët” ishin më të koncentruar për t’iu gëzuar Kupës së Kosovës.

    Trepça fillimisht Kupën e kishte fituar në vitin 1993. Më pas triumfoi në këtë garë në vitin 2000 e po ashtu në vitin 2004. Kupën mitrovicasit e festuan edhe në vitin 2012. Për herë të parë Trepça kupën e fitoi dy herë rresht. Drilon Hajrizi ishte më i miri te Trepça me 16 pikë, tetë kërcime e tri asistime.

    Ken Brown i kishte 14 pikë, tri kërcime e tri asistime. Ndërkohë Mikaile Tmushiq realizoi 13 pikë e pesë asistime.

    Te Prishtina më i miri ishte Dustin Thomas me 16 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime. Derrick Wilson i kishte 13 pikë e pesë kërcime, ndërsa Dardan Berisha realizoi 16 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime, por i kishte edhe shtatë topa të humbur. Trepça në çerekfinale kishte mposhtur Vëllaznimin, kurse në gjysmëfinale e kaloi Rahovecin.

    TË LIDHURA

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57

    Turqia mbërrin në Prishtinë pa stërvitje në “Fadil Vokrri”, zbulohet plani para finales me Kosovën

    29/03/2026 20:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.