Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Trepça mposht Prishtinën, kalon në finale
    Ballina-1

    Trepça mposht Prishtinën, kalon në finale

    15/09/2023 19:20
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skuadra e Trepçës ka fituar gjysmëfinalen dramatike ndaj Sigal Prishtinës në kuadër të Superkupës së Kosovës. Edhe pse Trepça vazhdimisht ishte në epërsi, Prishtina ia rrezikoi seriozisht fitoren në minutat e fundit.

    Një seri 15:1 në çerekun e katërt, bëri që Prishtina të afrohet në tri pikë të vetme, por dështoi në dy aksionet e fundit për të bërë diçka më shumë ndaj Trepçës. Në fund, Trepça triumfoi me rezultatin e ngushtë 68:55 për të avancuar në finale të këtij turneu që po mbahet në Suharekë.

    Skuadra nga Mitrovica pothuajse prej fillimit të ndeshjes ishte në epërsi, e cila pas dy çerekëve shkoi deri në nëntë pikë – 40:31, por finishi i saj ishte tejet dramatik.

    Me këtë fitore, Trepça i është hakmarrë Prishtinës për humbjen që ia shkaktoi edicionin e shkuar në finalen e kësaj gare.

    Trepça i fitoi tre çerekët e parë, ndërsa në periudhën e fundit Prishtina ishte shumë efikase duke e mbyllur me shifrat 19:9, por që nuk arriti ta evitojë humbjen.

    Më i merituari për këtë fitore të Trepçës ishte amerikani Kevin Bracy-Davis, i cili ishte edhe i vetmi me pikë dyshifrore tek ekipi mitrovicas. Ai ndeshjen e mbylli me 25 pikë, 9 kërcime e 4 asistime.

    Te Prishtina, më efikasi ishte Derrick Wilson me 16 pikë, 8 kërcime e 6 asistime. Nick Ward shtoi 11 pikë e 9 kërcime, ndërsa Dardan Berisha pati 10 pikë për ekipin nga kryeqyteti.

    TË LIDHURA

    Presidenti i Sportingut kërcënon Arsenalin dhe Gyokeresin

    12/07/2025 21:40

    Aliti vazhdon kontratën me Alanyasporin

    12/07/2025 21:14

    FIFA ul çmimet e biletave për finalen e Kupës së Botës për Klube

    12/07/2025 20:23

    Rezultat i paparë në finalen e Wimbledonit: Iga Swiatek shkruan histori me fitore spektakolare

    12/07/2025 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.