Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Trepça – Peja, titulli vendoset në “Minatori”
    Ballina-1

    Trepça – Peja, titulli vendoset në “Minatori”

    17/05/2023 13:40
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    “Ajka” për në fund. Edicioni 2022-23 në Prince Caffe Superligë do të përmbyllet me super-derbin ndërmjet Trepçës dhe Pejës.

    Kjo është finalja e pestë e “Play-off”-it dhe do të vendosë se, kush do të shpallet kampion.

    2:2 është seria finale, ndërsa të dy skuadrat e duan titullin pas një dekade.

    Edicioni po përmbyllet me super sfidë, ndërsa ka qenë njëri nga më interesantit në vitet e fundit, kurse interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm, sidomos gjatë garave shtesë.

    Në katër takimet finale, mitrovicasit dhe pejanët kishin fituar si vendas. “Xehetarët” fituan 94:86 dhe 97:90, kurse verdhezinjtë fituan 107:79 dhe 87:83.

    Të enjten mbrëma nga ora 20:00 palestra “Minatori” pritet të jetë e stërmbushur, ashtu si ka qenë në pjesën më të madhe të këtij edicioni, ndërsa përveç kampionit do të vendoset se, kush do të shpallet MVP.

    Mitrovicasit për herë të fundit ishin shpallur kampionë më 2012, kurse pejanët një vit më vonë, 2013.

    Në këtë edicion mitrovicasit fituan Kupën, kurse pejanët ishin finalistë të Ligës Ballkanike.

    Për të depërtuar deri në finale, Trepça kishte eliminuar Bashkimin dhe Sigal Prishtinën, ndërsa Peja eliminoi Golden Eagle Yllin. 

    TË LIDHURA

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.