Kombëtarja e Kosovës e ka publikuar listën për ndeshjet e para kualifikuese të Kampionatit Evropian.
Përzgjedhësi Alain Giresse për dy ndeshjet e para kualifikuese kundër Izraelit dhe Andorrës, ka ftuar 26 futbollistë.
Albion Rrahmani, Amar Gërxhaliu dhe Arbnor Muja janë ftuar për herë të parë te Kosova për ndeshjet kualifikuese.
Po ashtu, vërehet edhe rikthimi në grumbullim me kombëtaren i Leart Paqaradës.
Ndërkohë nuk janë ftuar Mirlind Daku dhe Ermal Krasniqi që po tregojnë formë mjaft të mirë me ekipet e tyre.
Ndeshjen e parë në kuadër të kësaj fushate kualifikuese Dardanët e zhvillojnë më 25 mars në Tel-Aviv, derisa ndeshjen e dytë më 28 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
