Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tri ndeshje radhazi pa fitore për Barcelonën, mposhtet në shtëpi nga Las Palmas
    Ballina-2

    Tri ndeshje radhazi pa fitore për Barcelonën, mposhtet në shtëpi nga Las Palmas

    30/11/2024 17:24
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    S’ka këndellje për Barcelonën në La Liga. Katalonasit e kanë regjistruar ndeshjen e tretë pa fitore.

    Barcelona pësoi 1:2 në shtëpi nga Las Palmas, në kuadër të javës së 15-të në elitën e futbollit spanjoll.

    Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, kurse e dyta nisi me to

    Ramirez kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 49-të të ndeshjes.

    Raphinha barazoi shifrat në minutën e 61-të me një gol të bukur.

    Por vetëm gjashtë minuta më pas, Silva e riktheu epërsinë e Las Palmas, për t’i dhënë një fitore të madhe.

    Përkundër humbjes, Barcelona mbetet përkohësisht lider në tabelë me 34 pikë, katër më shumë se Real Madridi që ka dy ndeshje më pak të luajtura.

    Në anën tjetër, me këtë fitore, Las Palmas ngjitet në vendin e 14-të me 15 pikë.

    TË LIDHURA

    Trajneri s’po llogarit në lojtarin “kuqezi”, Mitaj mund të largohet nga Al Ittihadi

    09/04/2026 11:48

    Blerje orësh kontrabandë, hapet një hetim ndaj disa yjeve të futbollit botëror

    09/04/2026 11:45

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.