Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tronditet sërish bota e sportit: Ndahet nga jeta legjenda Hulk Hogan
    Sporte tjera

    Tronditet sërish bota e sportit: Ndahet nga jeta legjenda Hulk Hogan

    24/07/2025 18:19
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Bota e sportit është tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të legjendës së wrestlingut, Hulk Hogan, në moshën 71-vjeçare.

    Lajmi u përhap përmes faqes së njohur Barstool Sports në rrjetin social X, e cila publikoi një foto përkujtimore me mbishkrimin: “Hulk Hogan 1953 – 2025”, duke e përshkruar atë si një ikonë të padiskutueshme të kulturës pop dhe wrestlingut.

    Hogan, me emrin e vërtetë Terry Gene Bollea, u bë i famshëm për karrierën e tij në World Wrestling Entertainment (WWE), ku kontribuoi në kthimin e wrestling-ut në një formë të njohur argëtimi familjar në mbarë botën.

    Në vitin 1994, ai kaloi në World Championship Wrestling (WCW) dhe ishte një nga themeluesit e grupit të famshëm New World Order (nWo), i cili ndikoi thellësisht në revolucionimin e wrestlingut gjatë viteve ‘90, duke bërë që WCW të tejkalojë për një kohë WWE-në në shikueshmëri.

    Hogan ka pasur probleme të shumta shëndetësore ndër vite, përfshirë operacione të përsëritura në shpinë dhe gjunjë. Megjithatë, deri në ditët e fundit ai raportohej të ishte në gjendje të qëndrueshme.

    Në rrjete sociale, fansat po ndajnë momente ikonike, video dhe kujtime nga karriera e tij legjendare, duke e përshkruar si një simbol të qëndrueshmërisë, karizmës dhe frymëzimit në ring. Komuniteti i wrestling-ut, për momentin, mbetet në pritje të së vërtetës për fatin e një prej figurave më të njohura të këtij sporti.

    Muaji korrik do të mbahet gjatë në histori të sportit, por për tragjedi, pasi më 3 korrik, vdiq tragjikisht ylli i Liverpoolit, Diogo Jota, në një aksident me veturë.

    TË LIDHURA

    Muriqi e tregon pagën te Mallorca

    25/07/2025 20:26

    Rashica fishkëllehet nga tifozët e Beshiktashit

    25/07/2025 20:25

    Pajtohen Calhanoglu dhe Lautaro

    25/07/2025 20:13

    Ron Raçi niset drejt Hajdukut të Splitit – talenti kosovar gati për hapin e madh në Kroaci

    25/07/2025 16:51
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.