Liverpooli ka pësuar humbje nga skuadra e Wolvesit, që zë vendin e fundit në Premier League.
Fitoren ekipit vendës ia siguroi braziliani, Andre. Ai shënoi golin e fitores 2:1 në minutën e 94-t.
Ndeshja e luajtur të martën i takoi xhiros së 29-të të Premier Leagues së Anglisë.
Rodrigo Gomes shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e 78-të, kurse Mohamed Salah shënoi golin e barazimit 1:1 e shënoi në minutën e 83-të.
Megjithatë, Liverpooli e humbi ndeshjen me gol të minutës së 94-t.
Wolvesi ka 16 pikë në vendin e fundit, kurse Liverpooli është i pesti me 48 pikë.
