Sporte tjera

Turpërohet Shqipëria, humb me gati 100 pikë dallim

Turpërohet Shqipëria, humb me gati 100 pikë dallim

Një tjetër humbje turpëruese kanë pësuar basketbollistet e Shqipërisë të enjten mbrëma në Mersin të Turqisë. Ato u mposhtën me gati 100 pikë dallim nga Turqia. 140:44 ishte në fund rezultati i ndeshjes kualifikuese për Eurobasket 2023. Por kjo assesi nuk është humbja më e lartë e këtij cikli. Shqipëria fillimisht kishte pësuar 125:19 nga

Besnik Batusha

Një tjetër humbje turpëruese kanë pësuar basketbollistet e Shqipërisë të enjten mbrëma në Mersin të Turqisë. Ato u mposhtën me gati 100 pikë dallim nga Turqia. 140:44 ishte në fund rezultati i ndeshjes kualifikuese për Eurobasket 2023.

Por kjo assesi nuk është humbja më e lartë e këtij cikli.

Shqipëria fillimisht kishte pësuar 125:19 nga Polonia, më 11 nëntor të vitit të kaluar. Më 14 nëntor të vitit të kaluar kishte humbur 127:28.

Dallimi prej afro 100 pikësh është ruajtur edhe një vit më pas. Në këtë cikël, që me gjasë duket se nuk do të përfundojë kurrë për Shqipërinë, ekipi kuqezi i ka edhe tri ndeshje tjera.

Turqinë e drejton Ekrem Memnun, ish-trajner i Prishtinës.

BasketbollShqipëriaTurqia

Mëshumë nga Sporte tjera

Të gjitha →
Sporte tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare

Sporte tjera

Donjeta e artë me “dy goditje” – mposht rusen që përfaqësonte Serbinë