Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Turpi e mbuloftë atë futbollist që përpara interesit kombëtar e vendos atë personal”
    Ballina-1

    “Turpi e mbuloftë atë futbollist që përpara interesit kombëtar e vendos atë personal”

    16/11/2023 21:23
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Gëzim Zhilivoda, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe tifoz i flaktë i futbollit, ka komentuar situatën e fundit me futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova.

    Zhegrova të mërkurën mbrëma bëri një postim në Instagram, për të shpjeguar arsyen e mungesës në grumbullimin e muajit nëntor te Kosova, duke akuzuar disa persona brenda Përfaqësueses, se kinse ata ia kanë mbyllur “derën” atij për dy ndeshjet e radhës, në kualifikimet për Evropian 2024, ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë.

    Zhilivoda me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka kritikuar ashpër futbollistët që, sipas tij, e vendosin interesin personal para atij shtetëror e kombëtar.

    Ndër tjerash, ai ka shkruar se si gjatë kohës së luftës në Kosovë, ka varrosur dhjetra bashkëluftëtar e që theksoi se secili nga ta ka dhënë atomin e fundit për një shtet të lirë e të pavarur.

    Postimi i plotë:

    Askush mbi shtetin ! Pergjate viteve 1998-1999 personalisht me duart e mija varrosa dhjetra bashke luftetar te rene tanimë deshmore,secili nga ta vdiq duke e dhene edhe atomin e fundit qe kishin per nje shtet te lire e te pavarur.As ne endrrat me te kqija nuk do te paramendoja qe vie dita kur shteti refuzohet te perfaqsohet nga djemt te cilet i lindi e i rriti vet.Perfaqesuesja e Kosoves mund ti kete 100 probleme por asesi nuk mund ta obligoje dike ta doje vendin e vet.Turpi i mbulofte secilin futbollist qe perpara interesit shteterore e kombetare e vendos ate personal.Te gjithe personat te cilet me apo pa qellim tentojne ti arsyetojnë mungesat e fundit ne perfaqesuese ,turpi i mbulofte.

    TË LIDHURA

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42

    Superkupa, “miku” i ri i Rrahmanit

    23/12/2025 17:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.