Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Turqia thërret Florent Muslijën – dy klubet e sapo-promovuara kërkojnë firmën e tij
    Ballina-2

    Turqia thërret Florent Muslijën – dy klubet e sapo-promovuara kërkojnë firmën e tij

    24/06/2025 18:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Florent Muslija pritet të largohet nga SC Freiburg gjatë kësaj vere, pas një sezoni me hapësira të kufizuara në Bundesligë. Mesfushori ofensiv i Kosovës tashmë ka marrë vendimin për të kërkuar një sfidë të re.

    Sipas të përditshmes gjermane Kicker, për Muslijën ka interesim nga disa klube të Bundesliga II, por edhe nga jashtë Gjermanisë, përfshirë Superligën turke. Pa përmendur emra konkretë, Kicker nënvizon që futbollisti është në qendër të vëmendjes këtë verë.

    Megjithatë, mediumi turk Fotospor shkon më tej, duke raportuar se dy klubet e sapo-promovuara në Superligën e Turqisë – Kocaelispor dhe Gençlerbirligi – janë të interesuara seriozisht për transferimin e Muslijës.

    Sipas të njëjtit burim, Milot Rashica, lojtari i Besiktasit dhe bashkëlojtar i Muslijës te Kosova, po luan rol ndërmjetësues, duke e inkurajuar atë që të transferohet në Turqi.

    Muslija iu bashkua Freiburgut nga Paderborni një vit e gjysmë më parë për 1 milion euro. Megjithatë, mungesa e minutave dhe ambientimi jo i plotë e kanë shtyrë lojtarin të shqyrtojë një largim të mundshëm.

    Në sezonin e fundit, 26-vjeçari ka regjistruar 13 paraqitje në të gjitha garat me fanellën e Freiburgut, duke shënuar një gol dhe duke asistuar një herë.

    Preferenca e tij mbetet qëndrimi në Gjermani, por interesimi nga Turqia është konkret dhe mund të ndikojë në të ardhmen e tij të afërt. 

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.