Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    U dëmtua në përballjen ndaj Osasuna, “ylli” i Barça-s humb finalen ndaj Real Madrid
    Ballina-2

    U dëmtua në përballjen ndaj Osasuna, “ylli” i Barça-s humb finalen ndaj Real Madrid

    12/01/2024 17:17
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pritej fitorja dhe ajo erdhi.

    “Katalanasit” e Barcelona kanë arritën të triumfonin në gjysmë-finalen e Superkupës së Spanjës, teksa në “KSU Stadium”, të Rijadit kanë mposhtur, me rezultatin e pastër, 2 me 0, duke arritur kështu, finalen e madhe të këtij kompeticioni, që do të zhvillohet mbrëmjen e 14 janarit, ndaj “Galaktikëve” të Real Madrid, mirëpo jo gjithçka shkoi “vaj”, për kampionët në fuqi të Spanjës.

    Në fundin e pjesës së parë, braziliani Raphinha pësoi një dëmtim, që e detyroi menjëherë të linte fushën e blertë dhe këtë të premte konfirmuan se braziliani ka pësuar një dëmtim muskulor në bicepsin femoral të këmbës së majtë, duke humbur kështu mundësinë për të marrë pjesë në “El Clasico”-n e së dielës.

    Raphinha ndjeu dhimbje në bicepsin femoral të këmbës së majtë, në fundin e pjesës së parë, në sfidën gjysmë-finale të Superkupës ndaj Osasuna dhe u zëvendësua nga super talenti, Lamine Yamal dhe tashmë na mbetet veçse të presim për të parë sesa e gjatë do të jetë mungesa e “yllit” brazilian, jashtë fushave të blerta.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.