Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    U diagnostikua me kancer/ Ish-trajneri i Anglisë realizon “ëndrrën”, do të drejtojë Liverpoolin
    Ballina-2

    U diagnostikua me kancer/ Ish-trajneri i Anglisë realizon “ëndrrën”, do të drejtojë Liverpoolin

    13/02/2024 15:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ish-trajneri i Anglisë, Sven-Goran Erikson i shtangu të gjithë përpara një muaj, kur zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer dhe se nuk do të jetonte për shumë gjatë.

    Në një intervistë për “The Sun”, 75-vjeçari suedez u shpreh se i vjen keq që nuk realizoi kurrë ëndrrën e tij, për të drejtuar Liverpulin.

    Gjithsesi klubi i kuq ka zgjedhur që këtë ëndërr t’ia bëjë realitet, me “Reds”-at që do të zhvillojnë një sfidë miqësore për bamirësi mes legjendave të veta dhe atyre të Ajaksit më 23 mars.

    Dhe pikërisht në këtë takim, klubi ka zgjedhur që skuadrën e legjendave të Liverpul ta drejtojë pikërisht Erikson.

    “Ne jemi të lumtur t’iu konfirmojmë që Sven-Goran Erikson do të jetë pjesë e stafit drejtues të Legjendave të Liverpul në ndeshjen kundër Legjendave të Ajaks në ‘Anfield’ më 23 mars”, shkruan klubi gjigand anglez.

    Erikson ka shpenzuar 42 vite si trajner dhe çoi Anglinë në çerekfinalet e Botërorëve të 2002-shit dhe 2006-ës, dhe gjithashtu në çerekfinalet e “Euro 2004”. Suedezi ka drejtuar gjithashtu klube si Mançester Siti dhe Leistër në Angli, teksa suksesin më të madh e ka pasur me Lacion, duke fituar 7 trofe, përfshirë titullin e Serisë A në vitin 2000.

    TË LIDHURA

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17

    Drita ruan vendin e parë pas fitores ndaj Malishevës

    05/04/2026 17:15
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.