Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “U frikësua që po bëhet luftë në Kosovë” – Si nuk e lejoi portierin Coric të kthehet te Llapi babai i tij?
    Ballina-2

    “U frikësua që po bëhet luftë në Kosovë” – Si nuk e lejoi portierin Coric të kthehet te Llapi babai i tij?

    05/01/2023 22:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ngjarjet e fundit në veri të vendit kanë ndikuar që Marijan Coric të pengohej nga i ati i tij që të mos rikthehej te Llapi. Një lajm të tillë e konfirmoi për Gazetën Nacionale vetë trajneri i klubit llapjan, Tahir Batatina.

    Llapi kishte shfaqur interesim që ta rikthente në radhët e veta gardianin gjigant kroat, Marijan Coric. Megjithatë, ngjarjet e fundit në veri të vendit, me barrikadat që u ngritën nga strukturat paralele serbe dhe cenimi i sigurisë që u raportua gjithandej, ishin vendimtare që babai i portierit të ndërhynte dhe të mos e lënte që të rikthehej në Kosovë.
    “Po, është e vërtetë. Coric ka pasur të kthehet te Llapi, mirëpo babai i tij s’e ka lejuar, sepse ai është djalë hastreti dhe kur i ka parë barrikadat e ngritur ka menduar se mund të ndodhë luftë në Kosovë”, ka thënë Batatina në një prononcim për Gazetën Nacionale.

    Portieri 27-vjeçar sot njoftoi se ka kompletuar transferimin në një skuadër tjetër. Bëhet fjalë për NK Istra. “Falënderoj klubin për mundësinë” – ishte një koment i shkurtër i tij në “Facebook”.

    Mirëseardhje atij i ofroi edhe NK Istra, duke njoftuar se me portierin Coric kanë nënshkruar kontratë deri më 2024.

    TË LIDHURA

    Juventusi interesohet për gardianin e Kosovës

    06/01/2026 15:59

    Risi në futbollin kosovar, të gjitha ndeshjet e Superligës planifikohen të luhen me reflektorë

    06/01/2026 14:07

    Ademi: Llapi ka dhënë shumë për futbollin, stadiumi i tij mban një emër të veçantë “Zahir Pajaziti” i cili frymëzon të gjithë kur shkelin në fushë

    06/01/2026 13:46

    Nisje e mbarë e lojtarëve të Kosovës në vitin më të rëndësishëm

    05/01/2026 23:25
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.