Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    U raportua se lojtarëve të Arabisë Saudite u janë dhuruar makina Rolls Royce – vjen reagimi i trajnerit Renard
    Ballina-1

    U raportua se lojtarëve të Arabisë Saudite u janë dhuruar makina Rolls Royce – vjen reagimi i trajnerit Renard

    26/11/2022 12:43
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Hevre Renard ka kritikuar raportimet se lojtarëve të tij u janë dhënë makina Rolls Royce si një shpërblim për fitoren e tyre befasuese ndaj Argjentinës.

    Lionel Messi kaloi ekipin e tij në avantazh nga penalltia, por arabët shënuan dy herë radhazi për t’i dhënë fund serisë së pamposhtur të favoritëve prej 36 ndeshjesh.

    Dhe trajneri francez i sauditëve shtoi se ekipi i tij tani e tutje do të merret më seriozisht dhe nuk janë vetëm një skuadër e thjeshtë.

    Arabia Saudite shkaktoi një tronditje të madhe në Kupën e Botës duke mundur Argjentinën

    Por, Renard këmbënguli se asnjë nga lojtarët e tij nuk ka marrë dhurata nga familja mbretërore e vendit.

    “Nuk ka asgjë të vërtetë për këtë. Kemi një federatë dhe një ministri shumë serioze të sportit. Nuk është koha për të marrë diçka në këtë moment”, ka thënë ai.

    Ne kemi pasur vetëm një ndeshje dhe kanë mbetur edhe dy ndeshje shumë të rëndësishme. Dhe ne shpresojmë për më shumë”.

    “Nuk e di nëse ju kujtohet konferenca për shtyp para ndeshjes së Argjentinës. Kjo është një nga tre ndeshjet e rëndësishme që duhet t’i luajmë”.

    Por heronjve nuk u janë dhënë Rolls Royces, pavarësisht disa pretendimeve

    “E vetmja gjë e mirë në fund të kësaj faze grupore është të përfundojmë në vendin e parë ose në të dytin”.

    “Ne jemi ende ekipi i fundit i këtij grupi për nga eksperienca. Për momentin asgjë nuk ndryshon. Asgjë nuk ndryshon te favoritët për këtë Botëror. Ne po ruajmë përulësinë tonë. Nëse na mungon përulësia jonë, ne nuk do të luajmë mirë”, ka shtuar ai.

    Në rast të fitores ndaj Polonisë, Arabia Saudite do të kalojë në 16-shen e fundit vetëm për herë të dytë. 

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.